'Disa ëndrra' si formë lirie e rebelimi, studentët e Arteve ekspozitë në PD

Tuesday, 13 August 2024 16:57
 

Departamenti "Brain Gain" i Partisë Demokratike organizoi një aktivitet shumëngjyrësh në Ditën Botërore të Rinisë. Godina e Partisë Demokratike u shndërrua në një hapësirë ekspozimi e muzike për studentët e Universitetit të Arteve, të cilët kërkuan më shumë galeri e vende për të paraqitur veprat, dhe vëmendje e mbështetje të institucioneve shtetërore për artistët. 

Prej kohësh e shndërruar në një godinë ëndërrimesh për njerëzit e lirë e në veçanti për artistët, selia e Partisë Demokratike ka mirëpritur studentët e Arteve, ndërsa veprat e tyre flasin për "Disa ëndrra" kuruar nga Arnold Broqi, në Ditën Botërore të Rinisë. 

Departamenti "Brain Gain" organizoi një aktivitet artistik, si himn për t'iu qasur së bukurës, por edhe për të realizuar dëshirën e të rinjve të talentuar, për ekspozimin e veprave, ngase prej vitesh Tirana nuk ka hapësira ekspozimi.  

Kultura dhe arti janë fuqi që përligjin ekzistencën shpirtërore, ndaj drejtuesi i Departamentit Brain Gain, Andi Mustafaj u shpreh se artistët do të kenë gjithnjë mbështetjen e Partisë Demokratike. 

25 veprat në pikturë, skulpturë dhe gdhendjet në dru rrokin gjithkohësinë, nga fëmijëria e largët e artistëve te problematikat sociale e shndërrimet e qytetit, që hera herës duket pa jetë i tejmbushur me kulla. Mateo Mosho dhe Diana Bregu thonë se gjëja me e rëndësishme për ta është komunikimi me publikun.

Në përfundim të kundimit të pikturave, të pranishmit u zhvendosën drejt tarracës së godinës, ku shijuan tingujt dhe muzikën e bandës muzikore dhe këngëtares Kentina Shehaj. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...