Petrit Vasili: Na duhet Olimpizëm jo Veliajizëm!

Tuesday, 13 August 2024 16:59
 

Nga Petrit Vasili: 

Lëvizja olimpike është frymëzim dhe organizim drejt një lëvizje sportive multidisiplinare dhe masive.

 

Olimipizmi motivon mijra te rinj e te reja qe te ushtrojne sportin dhe ta bejne me te shendetshme jeten e tyre.

Komercalizimi politik i olimpizmit eshte helmimi i tij dhe shuarje e qellimit se pse olimpizmi ekziston.

Sot mjerisht shohim kaq shume fytyren dhe zderhalljet hipokrite te Erion Veliajt ne olimpiade aq sa realisht askush nuk fikson dot as fytyren e atyre sportisteve, qe kane fituar medaljet olimpike.

Po a ka marre dimensionin e duhur olimpizmi ne Shqiperi?

A investon Bashkia e Tiranes per olimpizmin dhe sportin aq sa fytyra e Veliajt te shfaqet bezdisshem ne cdo foto te olimpisteve?

Pergjigja eshte e thjeshte., joo!

Kthehuni pas ne kohe, po po ne kohen e diktatures ku terrenet sportive ishin pa fund, kampionatet e te gjitha sporteve, perfshi gjeresisht atletiken dhe notin ishin prezente kudo.

Spartakiadat e para 90' ishin lojra olimpike kombetare te verteta dhe sportistet e talentuar te te gjithe disiplinave ishin pa numerim dhe numri i pjesmarrsve ne 

Spartakiaden e 5 te vitit 1984 arriti deri ne 750 mije pjesmarres me 155 rekorde kombetare te thyera.

Krahasojeni terrenet sportive sot ne Tirane me ato te para viteve 90'.

Tirana s'ka nje stadium me piste per atletiken dhe i thote vetes kryeqytet.

Veliaj ka shume per tu turperuar dhe asgje per tu krenuar me katastrofen e Tiranes ne terrene sportive.

Atehete per çfare krenohet Erion Veliaj me te gjithe rilindjen dhe pse çfaqet neveritshem si nje mushkonje, qe kerkon protagonizem ne olimpizem?

Shqiperia mund te marre plot sportiste te huaj te talentuar dhe brenda disa muajsh tu jape pasaporta e nenshtetesi, por kjo eshte thjesht te genjesh veten dhe te varrosesh olimpizmin dhe frymen e qellimet e tij.

Nje model i tille do te coje gjithmone e me tej ne asgjesimin e frymes sportive aq jetike ne nje Shqiperi nen atakun e droges, perdorimit te alkolit dhe duhanit.
Shqiperise i duhet olimpizëm dhe jo Veliajizëm.

 
 
Login to post comments