Lideri i opozitës, Sali Berisha, në tubimin e përnatshëm poshtë banesës së tij u shpreh se Edi Rama, pas ardhjes në pushtet, nuk ka merituar asnjë mandat dhe se ai është i aftë ta bëjë shumë krime të tjera nëse ne do e lejojmë.
Berisha tha gjithashtu se beteja e demokratëve është betejë për shpëtimin e Shqipërisë dhe eteja e demokratëve është betejë për rikthimin e demokracisë.
Qytetarë dhe qytetare, me një tiran që sundon në aleancë me krimin, me drogën dhe vjedhjen.
Që sundon duke konfiskuar votën e shqiptarëve, duke kontrolluar vullnetin e lirë të tyre, ka vetëm një përgjigje, ka vetëm një rrugë: revolta, revolta dhe vetëm revolta.
Edi Rama, pas ardhjes në pushtet, nuk ka merituar asnjë mandat.
Edi Rama, pas ardhjes në pushtet, përpunoi mekanizmat e shndërrimit të zgjedhjeve në farsë elektorale.
E shndërrimit të votës në krim dhe krimit në votë për shqiptarët.
Edi Rama është i aftë ta bëjë edhe 100 herë të tjera këtë nëse ne do e lejojmë.
Por ne jemi sot më të vendosur se kurrë të përballemi me Edi Ramën në rrugët dhe sheshet e Tiranës, në rrugët dhe sheshet e Shqipërisë me të gjitha format e mosbindjes civile.
Beteja jonë është betejë për shpëtimin e Shqipërisë.
Beteja jonë është betejë për rikthimin e demokracisë.
Për rikthimin e votës së lirë.
Për fitoren e opozitës.
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.
Fitore, fitore, fitore!- përmbylli lideri demokrat fjalën e tij.