Opozita nuk ndalet/ Nesër, protesta e 21-të kundër Veliajt dhe korrupsionit në Bashki

E mërkurë, 14 August 2024 10:19
 
 

Opozita e ka bërë të qartë se nuk do të ndalet në betejën e saj kundër kryebashkiakut Erion Veliaj dhe korrupsionit masiv që ka kapur Bashkinë e Tiranës.

Ditën e nesërme do të zhvillohet protesta e 21-të para institucionit të Bashkisë Tiranë, e quajtur nga opozita si selia e 5D dhe inceneratorit të Tiranës.

Protesta do të nisë në orën 11:00. Opozita dhe qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt nga Bashkia dhe përballjen e tij me drejtësinë për akuzat për inceneratorin e Tiranës dhe çështje të tjera të nxehta.

Kujtojmë se ndaj kryebashkiakut tashmë SPAK-u ka nisur hetimet për disa çështje si inceneratori, shembja e Teatrit, dosja 5D ku drejtorët e tij hajdutë kanë përfunduar pas hekurave.

Login to post comments