Male me plehra në Tiranë, situatë alarmante në rrugën "Demir Progni", asnjë masë nga bashkia

E Enjte, 15 August 2024 10:41
 
 

Malet me plehra kanë mbuluar rrugët e Tiranës në këto ditë të nxehta gushti, ku temperaturat janë mbi 40 gradë.

Situata duket mjaft qartë në rrugën "Demir Progni" në kryeqytet. 

Në fotot e mëposhtme shfaqen kazanet me plehra të cilët janë mbushur plot, madje edhe trotuari është i gjithi i mbuluar me mbetje. 

Kompania që është përgjegjëse për mbetjet e plehrave, ka për më shumë se një javë që nuk ka hequr plehrat nga kjo zonë. 

Ajo që shfaqet në fotot e mëposhtme është rruga e mbuluar nga plehrat dhe era e keqe është kthyer në një shqetësim për banorët e zonës. Madje grumbullimi masiv i plehrave është edhe vatër infeksionesh. 

Edhe pse qytetarët e Tiranës paguajnë miliona euro për plehrat edhe për incenerimin e tyre, ende nuk marrin shërbimin e merituar. 

 

Afera e inceneratorëve, është një nga aferat më korruptive, ku një sërë zyrtarësh edhe të Bashkisë Tiranë ndodhen pas hekurave. 

Kryebashkiaku Erion Veliaj del dhe flet për një Tiranës të pastër, por në realitet plehrat mbulojnë rrugët e kryqytetit.

Login to post comments