“TEC-et e Vlorës”, burokraci, ndotje dhe miliona të shpenzuara

E Enjte, 15 August 2024 10:42
 

Që prej kohës kur dy anijet termocentral “Tigri 1” dhe “Tigri 3”  zbarkuan në gjirin e Vlorës, rreth dy vite më parë, shteti shqiptar ka hapur disa procedura prokurimi prej miliona eurosh por ende nuk ka prodhuar asnjë kilovat energji.

Pas më shumë se dy vitesh, pasi qeveria hartoi një plan ambicioz për të tejkaluar krizën energjitike, e cila zyrtarisht mbaroi në 15 prill 2022. Plani përfshinte sjelljen nga Bangladeshi të dy anijeve që vijojnë të qëndrojnë aty pa prodhuar energji por duke rrëmbyer shumë të mëdha parash. 

Për një kohë të gjatë TEC-et qëndrojnë në fazë testimi sipas KESH. Afati për nisjen e prodhimit të energjisë është shtyre disa herë.

“Shumë para, zero energji elektrike”

Që prej momentit që këto dy anije zbarkuan në Vlorë, qeveria vetëm ka dhënë para për t’i vënë ato në punë dhe nuk ka marrë asgjë në këmbim. Numri i procedurave të prokurimit dhe tenderimeve të hapura për menaxhimin e TEC-eve të Vlorës është i konsiderueshëm. 

KESH pagoi 1.2 milionë euro për ankorimin dhe 7.2 milionë euro për transportin e naftës. Më pas u hap një tender me vlerë 2 milion euro për sigurimin e TEC-it lundrues dhe një ofertë për blerjen e 4 mijë ton lende djegëse HFO.

Pak kohë më parë, KESH shpalli një thirrje për shprehje interesi për të siguruar 100 mijë tonë naftë përmes një marrëveshje kuadër.

Sipas dokumentave të depozituara na Agjencinë e Prokurimeve Publike fondi limit i tenderit për blerjen e karburantit është përcaktuar 90.7 milionë euro me kursin aktual.

Më pas hapet tenderi për furnizimin me lëndë djegëse të termocentraleve lundruese në Vlorë. 21 mijë tonë lëndë djegëse të llojit HFO me fond limit 11.500 euro.

Qiraja ditore e TEC-eve, nga momenti që ato do të nisin punën, është 63 mijë dollarë ose 57 mijë euro. TEC-et mbërritën në shtator 2022, pas një marrëveshje 2-vjeçare me kompanitë Exelerate Energy dhe Renco që u nënshkrua me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Së fundmi është hapur procedura tjetër që parashikon nxjerrjen e mbetjeve nga lënda që do të digjet.

Agjencia e Prokurimit Publik njoftoi procedurën me objekt kontrate “Përfitimi i shërbimit të evadimit të mbetjeve hidrokarbure TEC Lundrues Vlorë dhe trajtimi i tyre përfundimtar” me fond limit 32 milionë lekë ose 320 mijë euro.

Sipas dokumentit, largimi i mbetjeve do të jetë për një periudhë 2-vjeçare deri në konsumimin e 25 mijë tonëve naftë.

Mjedisorët kundër termocentralit

TEC-et janë kundërshtuar si nga mjedisorët por edhe nga ekspertët e ekonomisë, pasi sipas tyre kostot që kanë nuk e justifikojnë prodhimin e energjisë.

Një grup qytetarësh dhe organizatash mjedisore kanë dorëzuar edhe një padi kundër TEC-it lundrues të Vlorës, ku kërkojnë rrëzimin e kontratës së qiramarrjes të TEC-it lundrues.

Dy Termocentralet (TEC) lundruese në Vlorë “Tigri 1” dhe “Tigri 3” lundrojnë në gjirin e Vlorës pa prodhuar energji. Fillimisht, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, u shpreh se ato do të nisnin prodhimin e energjisë në janar, për të “shpëtuar” kështu vendin “nga kriza energjitike”, e cila nuk ndodhi.

Ambientalisti Lavdosh Ferruni, i cili ka kundërshtuar TEC-in e Vlorës që prej fillimit, u padit nga kompania  “Renco SPA Albania” , për deklaratat e tij kundër TEC-eve, 3 muaj më parë.

Ferruni e fitoi betejën me kompaninë dhe u shpall i pafajshëm.

Në 2022, Ferruni publikoi një artikull ku ngriti shqetësimet e tij për lidhjet mafioze të kompanisë Renco,  një kompani italiane e nënkontraktuar për zbatimin dhe ndërtimin e projektit madhor të gazsjellësit TAP në Shqipëri.

Ai e bazonte argumentin e tij në një raport të organizatës prestigjoze Bakwatch si dhe në investigime të tjera.

Sipas kompanisë, Ferruni kishte ngritur akuza të pabaza mbi kompaninë dhe lidhjen e saj me mafian italiane dhe raste të provuara ryshfeti në Afrikë.
Ferruni është një zë aktiv në mbrojtjen e natyrës dhe ka denoncuar për një kohë të gjatë ardhjen e dy TEC-eve lundruese në Vlorë.

Pak kohë më parë ambientalistët mbajtën një protestë në Portin e Peshkimit të Vlorës banderolën: ”TEC fosil largohu”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...