Dorian Teliti, anëtari i Këshillit Bashkiak, Dorian Teliti, pjesëmarrës në protestën e sotme para Bashkisë së Tiranës, u shpreh se Erion Veliaj meriton të dorëzohet tek SPAK e më pas tek 313, aty ku meriton të jetë çdokush që ka vjedhur dhe vazhdon vjedh Tiranën dhe gjithë Shqipërinë.
‘Del dita e ditës, na ka dalë tashmë edhe me një profesion të ri, atë të mundësit. Herës tjetër do t’i vëmë dhe kapelen dhe veshjen dhe ta dorëzojmë te SPAK, më pas tek 313, sepse atje e meriton të jetë çdokush që ka vjedhur dhe vazhdon vjedh Tiranën dhe gjithë Shqipërinë’, u shpreh Teliti.
Vjedhje galopante me qindra miliona euro dhe askush nuk mban përgjegjësi, përkundrazi, tallen me qytetarët e Tiranës.
Besoj se e keni marrë vesh se çfarë ka bërë qeveria këto ditë, ka lidhur dy marrëveshje, dy marreveshje në fshehje të plotë, pa transparencë, pa garë, pa e shpallur madje as garën fare.
Me dy kompani të huaja gjoja, për të bërë transparencë mbi veprimtarinë e Bashkisë së Tiranës.
Por nëse Erion Veliaj, do të bëjë transparencë, mbi vjedhjet e taksave të Tiranës, mbi abuzimet e pronës publike dhe private, nëse Erion Veliaj do të bëjë transparencë mbi vjedhjet e 5D, në 29 kontratat e saj, nëse do të bëjë transparencë për 133 milionë eurot që ka marrë inceneratori që nuk egziston, le ta fillojë duke bërë transparencë mbi këto marrëveshje.
Imagjinoni talljen që bën Erion Veliaj me qytetarët e Tiranës. Del dita e ditës, na ka dalë tashmë edhe me një profesion të ri, atë të mundësit.
Herës tjetër do t’i vëmë dhe kapelen dhe veshjen dhe ta dorëzojmë te SPAK, më pas tek 313, sepse atje e meriton të jetë çdokush që ka bvjedhur dhe vazhdon vjedh Tiranën dhe gjithë Shqipërinë.