Skandali me mbetjet toksike/ Berisha thirrje OKB-së, OSBE-së dhe NATO-s: Sillni një komision, në rrezik jeta dhe siguria e një vendi!

E Enjte, 15 August 2024 21:37
 

Kryetari i PD, Sali Berisha në ditën e 227 të qëndresës qytetare u ka bërë thirrje një sërë institucioneve ndërkombëtare, që të hetojnë skandalin me mbetjet toksike në anijet me kontejnerë.

Gjatë fjalës së tij, Berisha kërkoi nga OKB-ja, OSBE-ja dhe NATO, që të ngrenë një komision, pasi rrezikohet jeta dhe siguria e një vendi, Shqipërisë.

Berisha: Miq, kjo është një situatë, ky është një krim tej çdo kufiri. Ky është një dhunim i çdo ligji shqiptar, çdo ligji ndërkombëtar.

Unë kam një thirrje për Organizatën e Kombeve të Bashkuara, me urgjencë të sjellë një komision.

Thirrje për OSBE-në, të sjellë një komision.

Thirrje për NATO-n, të sjellë një hetim se në lojë, në rrezik është jeta, siguria e një vendi dhe një kombi nga një aventurier, nga një kriminel kryeministër që për pasurimin e tij është i aftë të kryejë çdo krim, është i aftë të fshehë çdo krim.

Po si ka mundësi, mediat botërore ziejnë për lugetërit me helmet e mbushura në Shqipëri, dhe një zyrtar i vetëm shqiptar nuk thotë një fjalë se nuk guxon?

Cilat janë lëndët që vijnë dhe shkatërrohen në Shqipëri?

Cilat janë helmet e tmerrshme që vijnë dhe groposen në tunelet e Shqipërisë?

Edi Rama është një armik i egër i shëndetit dhe qenies së shqiptarëve.

Për ç’motiv shkel ai çdo ligj të vendit? Shkel ligjin ndërkombëtar.

Kërcënon vendin, popullin e tij.

Kërcënon të tjerët me helmet që eksporton.

Jemi këtu para një skandali tmerrësisht të keq, të rrezikshëm me pasoja jashtëzakonisht të paparashikuara.

Ndaj dhe thirrje ime për institucionet e mësipërme ndërkombëtare, të sjellin komision hetimor, të studiojnë mbetjet e rrezikshme në mijëra e mijëra ton që janë nisur nga Durrësi si kurrë ndonjëherë më parë.

Nuk ka njerëz më të pasigurt se shqiptarët sot me një kryeministër mafioz që është i aftë të marrë çdo vendim për pasurimin dhe pushtetin e tij.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...