'Ambulanca shkoi për 7 minuta'/ VIDEO që 'rrëzon' Bratajn, ja sa kohë duhet nga spitali për te vendi i krimit

E Enjte, 15 August 2024 19:48
 

Vdekja barbare e 42-vjeçarit Egli Proga në Pogradec ka shkaktuar përplasje mes Policisë, Prokurorisë dhe Gjykatës së Korçës. Shkak u bë referimi i ngjarjes nga ana e Prokurorisë si “vrasje nga pakujdesia”, Gjykata bëri njërin sy qorr, ndërsa i dyshimtë mbetet edhe roli i Policisë lokale.

Por mbi të gjitha familjarët pretenduan se ndihma e parë 42-vjeçarit iu dha me 30 minuta vonesë. Nga ana tjetër, drejtori i Urgjencës, Skënder Brataj deklaroi një ditë më parë se autoambulanca kishte mbërritur në vendin e ngjarjes për 7 minuta, nga momenti i marrjes së informacionit. 

Por në fakt sa kohë i duhet ambulancës për të përshkuar disa qindra metra nga Spitali i Pogradecit e deri te vendi i ngjarjes? Në “Çështja e Ditës” me Klevi Muka u hodh dritë mbi një fakt konkret që deri tani ishte shmangur.

News24 ka përshkuar me makinë këtë rrugë dhe rezulton që distanca mes spitalit dhe vendit të krimit, pa përdorur sirenat e urgjencës dhe me automjet privat me ecje normale, zgjat 1 minutë e 40 sekonda. Pra, shumë herë më pak se 7 minutat që pretendoi Brataj si kohë e nevojshme për të përshkuar distancën e dy skajeve.

Në një rast urgjence si ai i 42-vjeçarit të dhunuar barbarisht nga Denis Meçe, jo minutat, por edhe çdo sekondë e humbur do të rriste gjasat për fatalitet, siç edhe fatkeqësisht ndodhi me babanë e dy fëmijëve, Egli Proga.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...