Veliaj merr dy çerdhe me qira për 800 mijë euro, PD: Vjedhje! Pse nuk i ndërton bashkia?!

Premte, 16 August 2024 10:57
 

Bashkia e Tiranës ka vendosur të marrë dy ambiente me qira për katër vjet për të hapur dy çerdhe të reja në Tiranë, një në zonën e Selitës dhe në një zonën e Linzës. Kostoja e qirasë së të dyjave është mbi 800 mijë euro për katër vjet dhe bashkia nuk jep asnjë informacion se cili është pronari i këtyre dy ambienteve kaq të shtrenjta në periferitë e kryeqytetit duke ngritur pikëpyetje të mëdha  pse me këtë shumë nuk ndërtohen çerdhe të reja publike për qytetarët.

Për këtë arsye, nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti si dhe këshilltari Xhonatan Pano, kanë dorëzuar një kërkesë zyrtare për informacion të hollësishëm nga bashkia e Tiranës, të bindur se kanë të bëjnë me një aferë të re klienteliste dhe korruptive nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

Teliti, në një deklaratë për mediat, tha: “Të dhënat zyrtare flasin qartë: vetëm 12 mijë vende ka në kopshtet dhe çerdhet e bashkisë së Tiranës, në kopshtet dhe çerdhet publike të kryeqytetit, ndërkohë që janë 60 mijë fëmijë që kanë nevojë për këtë shërbim. Kjo do të thotë se vetëm 1/5 e fëmijëve arrin të sherbet dhe të marrë shërbimin në kopshte dhe çerdhet. Pra, a ka Tiranë nevojë për kopshte dhe çerdhe? Absolutisht po!

Çfarë ka bërë Erion Veliaj gjatë këtyre viteve?! Ka vendosur një taksë infrastrukture arsimore të përkohshme pikërisht për këto godina dhe janë mbledhur mbi 50 milionë euro nga kjo taksë po kopshte dhe çerdhe ne nuk po shohim dhe detyrohen shpeshherë, në pjesën dërrmuese të rasteve, familjet e reja të Tiranës t’i çojnë në kopshte e çerdhe private me çmime katër-pesë herë më të larta.

Menduam në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak se Veliaj erdhi me dy propozime të reja: një zonën e Linzës, një në zonën e Selitës. Shyqyr thamë, u kujtua më në fund për kopshte dhe çerdhe të reja. Shohim dokumentet dhe shikojmë që nuk ishte ndërtim çerdhesh të reja, por merr me qira dy ambiente, konkretisht në zonën e Selitës 550 metra katrorë dhe në zonën e Linzës 600 metra katrorë me çmime marramendëse: 13 euro merret në Selitë metri katror dhe 15 euro në Linzë!

Këto kullat që ka ndërtuar Veliaj në qendër, asnjëra nuk është kaq e shtrenjtë, ndërkohë që në buzë të malit të Dajtit...Vetëm ajo çerdhja e re në Selitë është 9 mijë euro, kosto mujore qeraje. Pra, 108 mijë euro viti dhe 432 mijë euro në katër vite!

Pra, kur edhe këta “mendojnë” për qytetarët, edhe këtu duan të bëjnë afera klienteliste dhe korruptive.

Kërkuam informacion në Këshillin Bashkiak dhe në komisionet përkatëse: kush janë këta që kanë dhënë këtë ambient me qera? – Zero informacion! Ulnin kokën, stafi i ekipit të bashkisë.

Sot po i drejtohemi zyrtarisht edhe Erion Velisë, kryetarit të bashkisë së Tiranës, por edhe koordinatores që ai ka këtu në bashki për informimin e publikut, kanë 15 ditë kohë për të na dorëzuar dy kontratat e qirasë si në rastin konkret të Linzës, ashtu edhe të Selitës, në mënyrë që qytetarët e Tiranës të kuptojnë se çfarë vjedhjeje dhe çfarë batërdie po bëhet me fondet buxhetore.

E përsëris, këto dy çerdhe, në harkun kohor të katër viteve, i kushtojnë qytetarëve të Tiranës 800 mijë euro ku me 800 mijë euro nuk ka ndërtues sot që nuk do të ndërtonte 1200 metra katrorë për t’i bërë dhe përshtatur ato për çerdhe.

Por çerdhe nuk ka sot Tirana; bashkia e Tiranës nuk dëshiron të bëjë çerdhe. Edhe kur mundohet gjoja për t’i hedhur hi syve të publikut që gjoja po hap një çerdhe të re, atë e bën duke vjedhur dhe abuzuar me fondet e Tiranës.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...