Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha në fjalën e tij përpara protestuesve, ju drejtua këtyre të fundit duke ju shprehur se ata janë pararendësit e e revoltës së përgjithshme popullore, shpëtimit të Shqipërisë, fitores së opozitës.
Ja pse ju, jeni shpresa e fundit e shqiptarëve.
Ja pse ju jeni pararendësit e revoltës së përgjithshme popullore.
Ja pse ju jeni pararendësit e shpëtimit të Shqipërisë dhe shqiptarëve, e qeverisë teknike, zgjedhjeve të lira, fitores së opozitës.
Ndaj duke shprehur edhe njëherë mirënjohjen e pakufishme, ju ftoj të vazhdojmë këtë betejë, gjer në fitoren tonë të plotë.
Këtë betejë të gatshëm për çdo sakrificë.
Këtë betejë të vendosur gjer në fitore.
Këtë betejë për ti rikthyer Shqipërisë të ardhmen e saj, shqiptarëve shpresën, besimin, dashurinë tek Shqipëria.
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.
Fitore, fitore, fitore!