Meta takon kryeministrin e Maqedonisë së Veriut: Jam i bindur se nën lidershipin e Mickoskit, Maqedonia do të fuqizohet!

Diel, 18 August 2024 19:42
 

President ii Lirisë, Ilir Meta pati një takim informal me kryeministrin dhe liderin e VMRO, Hristijan Mickoski në Maqedoninë e Veriut dhe zyrtarë të tjerë të kabinetit të tij qeveritar.

Përmes një statusiu në rrjetet sociale, Meta teksa i ka uruar fitoren Mickoskit, thotë se Maqedonia e Veriut nën udhëheqjen e tij, do të jetë shembulli më i mirë se si një parti i shërben popullit të saj dhe e fuqizon qytetarin. 

Statusi

Mes miqsh të mrekullueshëm sot në Ohër!

I lumtur t'ju uroja Fitoren nga afër Kryeministrit dhe Liderit të VMRO, z.Hristijan Mickoski, Zv/Kryeministrit dhe Ministrit të Transporteve z.Aleksandar Nikoloski dhe Ministrit të Mbrojtjes, z.Vlado Misajlovski.

Kurrë nuk kam dyshuar në Fitoren e këtij ekipi të mrekullueshëm, me karakter dhe shumë vizion. Ata i mbijetuan persekutimeve më mizore por kurrë nuk u dorëzuan dhe Fituan!

Diskutuam edhe për rëndësinë e ndërtimit të Korridorit 8 dhe jam i lumtur të dëgjoja novitetet e programit të tyre ekonomik.

VMRO nën lidershipin e Hristijan Mickoskit jam i bindur se do të jetë shembulli më i mirë se si një parti i shërben popullit të saj dhe e fuqizon qytetarin.

Login to post comments