Balliu: Tirana e Veliajt e dyta më e shtrenjta në Europë në ndërtimin e shkollave, 3388 euro metrI katror

Tuesday, 20 August 2024 11:55
 

Koordinatori rajonal për Tiranën i PD, Klevis Balliu ka denoncuar sot një tjetër tender abuzues të Erion Veliajt.

Balliu deklaroi në një komunikim me mediat, se Erion Veliaj ka vendosur të ndërtojë me 3388 euro metrin katror, të shkollës ‘Edit Durham’ në Tiranë. 

Sipas tij, vetëm çmimet në Londër janë më të shtrenjta se në Tiranë.

Deklarata e Koordinatorit rajonal për Tiranën i PD, Klevis Balliu:

Erion Veliaj me ardhjen në krye të bashkisë ka thyer rekorde ne abuzime dhe vjedhje. Pushteti aktual nuk investon në arsim por arsimin e sheh si mundësi për të vjedhur.

Veliaj shpiku taksën e infrastrukturës arsimore me anë të së cilës do të ndërtoheshin shkolla të cilat nuk janë ndërtuar çka është abuzim me fondet e kësaj takse.

Së dyti ato shkolla te cilat janë ndërtuar apo po projektohen për tu ndërtuar kanë shifra tejet të fryra që tejkalojnë edhe vendet më të zhvilluara evropiane.

Konkretisht:

Bashkia Tiranë ka hapur një tender me vlerë 4.9 milion euro për  ndërtimin e shkollës ‘Edit Durham’.

Image

Kjo shkollë ka një sipërfaqe totale 4440 metër katror,  ku 2515 m2 janë sipërfaqe oborri dhe sipërfaqja e godinës mbetet 1460 metër katror.

Image

Sipas raporteve zyrtare ndërkombëtare metri katror për ndërtimin në Europë varion nga Parisi me 2.236 dollar metri katror, Amsterdam 2.373 dollar metri katror, Dublin 2696 dollar metri katror, Munih 3.343 dollar metri katror dhe Londra me e shtrenjta me 4.259 dollar për metër katror.

ImageTirana e Veliajt është e dyta më e shtrenjta në ndërtimin e shkollave me 3388 euro për metër katror pavarësisht se ndryshe nga vendet e tjera, ne kemi rrogat më të ulëta, pensionet me të ulëta dhe standardin e jetesës më të ulët, ndihmën ekonomike më të ulët dhe ndotjen më të lartë, e çmimet qartazi më të shtrenjta se vendet  më të zhvilluara në Europe.

Partia Demokratike i bën thirrje institucioneve të drejtësisë të hetojë këto tendera abuzues që po vjedhin çdo qindarkë të taksave të qytetarëve.

Të nderuar miq, duhet të bashkohemi në luftën për shpëtimin e Tiranës që të shpëtojë edhe xhepi juaj nga duart e Erion Veliajt.

Login to post comments