Berisha: Pas tregtisë me lëndë të rrezikshme për jetën e qytetarëve shqiptarë qëndron Edi Rama

Tuesday, 20 August 2024 15:29
 

Kryetari i Partise Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër sot lidhur me skandalin e mbetjeve tokstike që janë nisur nga porti i Durrësit për në Tajlandë dhe për heshtjen e autoriteteve shqiptare ndaj rastit.

"Prej dy javësh, - tha Berisha, - agjencitë e mëdha botërore të lajmeve, mediat ndërkombëtare qarkullojnë lajmin e eksportit nga Shqipëria të 100 kontenierëve me dy anije të lëndëve të rrezikshme, në shkelje kjo, flagrante të marrëveshjes së Bazelit dhe akteve të tjera ndërkombëtare, në shkelje flagrante të çdo ligji të këtij vendi.

Ndonëse PD-ja denoncoi që në fillim eksportin e 100 kontenierëve më lëndë të rrezikshme, helmuese nga Shqipëria, fillimisht destinacioni Trieste, por pasi gjykata e Triestes i ndaloi, destinacioni Tajlandë, qeveria shqiptare, autoritetet e këtij vendi, kanë aplikuar kodin e mafias, kodin e omertas, heshtje të plotë. 
Vetëm pas shqetësimeve të mëdha dhe interesit direkt të institucioneve ndërkombëtare, autoritetet shqiptare deklaruan se ne, nuk kemi autorizuar eksportin e kontenierëve nga porti i Durrësit.

Kjo deklaratë skandaloze e autoriteteve zyrtare shqiptare, fajëson ata dhe dëshmon se prapa tregtisë me lëndë të rrezikshme për jetën e qytetarëve shqiptarë dhe qytetarëve të vendeve të tjera, qëndrojnë autoritetet më të larta të vendit, qëndron Edi Rama.

Në asnjë rrethanë, në asnjë rast nuk mundet që një akt i tillë madhor, kërcënues për shëndetin e qytetarëve shqiptarë dhe të vendeve të tjera, të ndodhë pa autorizimin e një seri agjencish, të cilat paguhen nga paratë e taksapaguesve shqiptarë, pikërisht për të kontrolluar çdo produkt që prodhohet në këtë vend, për të kontrolluar të gjitha mbetjet që prodhohen dhe pasojat e tyre mjedisore, për të kontrolluar destinacionin e këtyre mbetjeve. 

Me polici, dogana, Shërbimi Informativ, autoriteti portal, por një dorë nga sipër, një urdhër nga sipër për interesa më eprore, bëri që të gjitha këto institucione në rastin e 100 kontenierëve të nisur nga porti i Durrësit me lëndë toksike, të heshtin, të mos ekzistojnë."

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...