Mbetjet toksike dhe mosreagimi i SPAK për 'krimin e radhës intelektual' të qeverisë

Tuesday, 20 August 2024 15:31
 

Nga Ilir Meta.

Skandali i 816 ton mbetje toksike, që u nisën nga porti i Durrësit, “hani pa porta” i Edi Ramës për çdo lloj trafiku e trafikanti, është një tjetër aferë e tmerrshme kriminale, që rrezikon të marrë përmasa më të mëdha në rast se 100 kontenierët do të detyrohen të rikthehen sërish në Shqipëri duke përbërë një kërcënim serioz për shëndetin dhe jetën e qytetarëve. 

Ky skandal vërteton jo vetëm kapitullimin e institucioneve përgjegjëse të sigurisë së një vendi anëtar të NATO-s, por edhe implikimin e drejtpërdrejtë të Qeverisë në këtë aferë të pistë kriminale.

Pranimi i skandalit nga autoritetet shqiptare vetëm pas dhënies së alarmit nga organizata prestigjioze ndërkombëtare ambientaliste “Basel Action Network”, denoncimi në median “Bloomberg” dhe reagimi i institucioneve të Tajlandës, provon se Edi Rama i ka dhuruar portin e Durrësit, mafias së plehrave dhe trafikantëve ndërkombëtarë.

Në një shtet të së drejtës, ku institucionet më të larta të sigurisë janë në këmbë në luftë kundër çdo lloj trafiku, kurrë nuk do të mund të ngarkoheshin në anije 100 kontenierë me mbetje të rrezikshme, ditën për diell dhe "pa i parë askush".

Minimalisht përgjegjësitë ligjore duhet të ishin konstatuar, shkarkimet duhet të ishin kryer dhe arrestimet duhet të ishin realizuar. Përkundrazi, asgjë nuk ka ndodhur!

Mungesa e një reagimi edhe nga SPAK për “krimin e radhës intelektual” të qeverisë së inceneratorëve fantazmë, vërteton pisllëkun e madh ku e ka zhytur vendin narko-shteti i Edi Ramës dhe Rama-forma me korrupsionin skizofrenik, që me këtë aferë të radhës po rrezikojnë seriozisht edhe shëndetin dhe jetën e qytetarëve.

Qeveria e inceneratorëve fantazmë meriton të hidhet në koshin e plehrave!

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...