Ambasada e SHBA: Aleatët marrin vendimin e rëndësishëm në samitin e NATO-s për Ukrainën

Tuesday, 20 August 2024 20:20
 

Ambasada e SHBA në Tiranë ka bërë me dije përmes një njoftimi se aleatët e SHBA kanë marrë një vendim shumë të rëndësishëm në samitin e NATO-s për të ofruar mbështetje afatgjatë për Ukrainën.

Ambasada e SHBA nënvizon se qëllimi i vendimit është t’i mundësohet Ukrainës aftësia për të mbrojtur veten dhe për të penguar çdo agresion të mëtejshëm në të ardhmen.

“Aleatët morën një vendim të rëndësishëm në Samitin e NATO-s në Uashington për të forcuar bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm dhe për të ofruar mbështetje afatgjatë për Ukrainën. Qëllimi është t’i mundësohet Ukrainës aftësia për të mbrojtur veten tani, dhe për të penguar çdo agresion të mëtejshëm në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

Login to post comments