Berisha: Sot u faktua se kemi të bëjmë 100% me një trafik kriminal të autoriteteve shqiptare me lëndë toksike dhe helme

E mërkurë, 21 August 2024 21:14
 

Lideri demokrat, Sali Berisha thotë se mediat ndërkombëtare por edhe ato vendase prej 10 ditësh konfirmuan se kemi të bëjmë me një trafik kriminal të autoriteteve shqiptare me lëndë toksike dhe helme.

Sipas Berishës, denoncimi për mbetjet toksike është bërë më herët edhe nga qytetari digjital, që sipas tij kishte raportuar se në vendin tonë depozitoheshin lëndë kimike supertoksike në tunelet e vendit.

Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetje të përzemërta, mirënjohje të pakufishme ndaj jush qëndrestarë dhe qëndrestare të pamposhtur të kauzës së drejtë, kauzës së lirisë, shpresës, të ardhmes së shqiptarëve.

Përshëndetje të përzemërtë të gjithë oratorëve të zjarrtë, që me fjalët e tyre përcjellin të vërteta në mendje dhe zemrat e shqiptarëve.

Të dashur miq!

Prej dy javësh lajmet ndërkombëtare për Shqipërinë, lajmet e vendit janë dominuar nga Shqipëria eksportuese e lëndëve toksike e mbetjeve të rrezikshme me anije të kthyera nga një vend në një vend tjetër, të mbetura në det dhe të nisura për në Shqipëri.

Në krye të radhës ju informova se qytetarët digjital, kohë më parë kishin informuar se në Shqipëri depozitohen lëndë kimike supetoksike në tunelet e vendit. E vërteta është se sot u faktua në mënyrë përfundimtare, se rasti i fundit i Durrësit me destinacion Triesten dhe më pas Tajlandën, kemi të bëjmë 100% me një trafik kriminal të autoriteteve shqiptare me lëndë toksike dhe helme, që rrezikojnë shëndetin e qytetarëvë shqiptarë, por dhe vendeve të tjera.

Login to post comments