Berisha: Kush veç Ramës nxjerr ministrinë të mashtrojë, hesht SHISH-in, policinë dhe organizatën kriminale të kryesuar nga Dumani

E mërkurë, 21 August 2024 21:16
 

Kryedemokrati Sali Berisha e lidh mashtrimin e Ministrisë Mjedisit për mbetjet toksike me Edi Ramën, që sipas tij detyroi jo vetëm këtë institucion, por edhe institucione të tjera të vendit që të heshtin përballë këtij skandali.

Sipas Berishës, SHISH, Policia e Shtetit dhe SPAK, të cilën e cilësoi dhe organizatën kriminale të Dumanit, që e kanë me ligj të hetojnë për çështje madhore të vendit, kanë heshtur përballë presionit të biznesit ndërkombëtar të mbetjeve toksike të Ramës. 

Berisha: Por fare mirë mund të më thoni ju, pse thua Edi Rama. Po pse kush tjetër mund të bëjë një akt të tillë dhe të nxjerrë ministrinë e të mashtrojnë publikun se mbetjet i përkasin Kurumit.

Kush mund të urdhëroj ministrinë të mashtrojë.

Kush mund të urdhëroj organizatën kriminale të kryesuar nga Dumani të heshtë si fija e barit, para një veprimtarie e cila në ligj dhe në kode, përban krim të rëndë.

Në ligj dhe kode, përbën organizatë kriminale, sepse këtë nuk mund ta bëjë një njeri.

Për të transportuar nga Shqipëria, helme, mbetje toksike dhe të rrezikshme, kjo do një grup të tërë.

Kush mund të detyrojë të heshtë Shërbimin Informativ Kombëtar, i cili në ligjin e tij, ndër të tjera ka objekt krimet e rënda të mjedisit.

Kush mund të detyrojë të heshtë doganën për mbi 100 kontenier që u nisën me lëndë helmuese.

Kush mund të detyrojë të heshtë Policinë e Shtetit, të heshtë Piro Vengun, autoritetin portual.

Asnjë autoritet tjetër nuk mund ta bëjë këtë përveç Edi Ramës, hajdutit të Gjipesë.

Login to post comments