Sot, protesta e 22-të para Bashkisë së Tiranës/ Veliaj përballet me zemërimin e qytetarëve

E Enjte, 22 August 2024 10:24
 

Skandali që ka përfshirë drejtorët e Bashkisë Tiranë të Erion Veliajt me skemën e vjedhjes së miliona eurove përmes tenderëve, si dhe me aferën e inceneratorëve, ka shkaktuar zemërim të madh te qytetarët.

Qytetarët kanë zhvilluar dhjetëra protesta para Bashkisë së Tiranës, ndërsa kanë organizuar një tjetër këtë të enjte.

Protesta pritet të zhvillohet në orën 11:00 dhe do të jetë e 22-ta.

Thirrja e qytetarëve është dorëheqja e Veliajt dhe llogaridhënia para drejtësisë.

Protestat janë organizuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, ndërsa janë mbështetur nga opozita.

Kujtojmë se drejtorët e Veliajt po hetohen si një grup i strukturuar kriminal, ndërsa Veliaj u mor disa muaj më parë në pyetje nga SPAK-u.

Login to post comments