Berisha: Për mercenarin Dumani çdo krim që lidhet me Ramën është krim intelektual dhe nuk mund të sqarohet!

E Enjte, 22 August 2024 15:34
 

Nga Sali Berisha

Të dashur miq, mbarë opinioni publik është i tronditur nga lajmet e trafikut qeveritar të lëndëve toksike nga Shqipëria. Por kjo nuk është e vërtetë për mercenar Dumanin dhe “Skrapin” e Partisë vetëm e vetëm se këtij grupi të strukturuar kriminal nuk i lejohet të hetojë asnjë çështje të lidhur me ministra dhe Edi Ramën pa miratimin e këtij të fundit. 

Heshtja para këtij krimi të rëndë kombëtar dhe ndërkombëtar për të cilin ligjet e vendit bëjnë përgjegjës direkt tre ministra është një akt-akuzë e rëndë e bashkëpunimit të “Skrapit” me qendrimet antiligjore në krime të rënda. Trafiku ilegal i mbetjeve të rrezikshme është para së gjithash përgjegjësi:

Së pari për Ministrinë e Mjedisit mbasi ligji nuk lejon asnjë eksport mbetjesh të çfardolloj pa autorizimin e Ministrit të Mjedisit.

Së dyti Ministrinë e Financave mbasi doganat me ligje janë të detyruara të verifikojnë të gjithë procedurën dhe rregullat e eksportit të një malli përfshirë këtu edhe vërtetimin e vendit që e pret mallin.

Së treti Ministria e Energjetikës Industrisë që ka në vartësi edhe prodhuesit e mbetjeve dhe autoritetin portual të vendit.

Përveç veprës së rëndë penale mjedisore dhe trafiku ilegal lëndësh toksike për të cilën ka përgjegjësi direkte ligjore dhe Shërbimi Informativ në rast se nuk ka njoftuar, kemi të bëjmë me një veprimtari kriminale të përsëritur të organizuar nga një organizatë kriminale me shumë pjesëmarrës qeveritarë dhe jo qeveritarë, por mercenar Dumani dhe “skrapi i partisë” nuk mund të hetojnë pa urdhër të Edi Ramës.

Login to post comments