Balliu: Policia sot ka mision të sulmojë protestuesit, jo krimin! Nuk shkel te 'durim bamërat', as te 'bajrat'!

E Enjte, 22 August 2024 15:35
 
 

Nga intervista e z. Klevis Balliu, Sekretar Organizativ i PD, sot në Edicionin e Mesditës në SYRI TV.

Balliu: “A e dini se ka qarqe ku vdekjet janë në kuota më të larta se lindjet?! Është e tmerrshme! Është zhbërja e një populli dhe të rrish këtu e të dëgjosh dënglat e disa pseudo analistëve, që t’u vijë turp që dalin nëpër emisione, se marrin një djathë këtu e një mish aty , një copë leku aty nga ky pushtet për të thënë “jemi mirë” se ... ka turizëm kur s’ka ujë, se ka turizëm kur s’ka drita, se ka turizëm kur ka gjashtë të vrarë brenda ditës! 

Është turp!

16 persona të vrarë në pesë ditë! Nuk ka shtet! Nuk ka shtet! Policia e Shtetit, ka një mision tjetër, nuk ka mision të luftojë krimin dhe nuk është faji i atyre efektivëve, sepse nuk mund t’i përfshij të gjithë. Por Policia e Shtetit sot ka për detyrë kontrollin dhe sulmin dhe vrasjen e institucionit të protestës.

Shikoni, Policinë e keni në Thumanë, nuk e keni në Fushë Krujë te “durim bamërat”! Atje nuk shkelnin dot. Tek Bajrat nuk futeshin dot, por te protesta që u bë kundër pallatit në Shkodër, njëmijë efektivë policie!!!

Në Thumanë i numëroj unë sa herë shkoj atje: janë të paktën 80 furgonë policie, pa llogaritur këtu makinat dhe autobotët me ujë. Janë njëmijë efektivë policie në Thumanë.

Sot ishin nja 300 efektivë (te bashkia)t plus FNSH-në që fshihej pas Ministrisë së Brendshme. Policia e Shtetit sot ka për detyrë të sulmojë protestuesit, të kontrollojë protestuesit!!!

Por, ç’është ky koncept, mor zotëri?! Se protesta është e drejtë kushtetuese!”

Login to post comments