Skandali i mbetjeve/ Berisha tregon emrin: Institucionet shtetërore falsifikuan kodet e ngarkesave të rrezikshme toksike, ja kush e bëri...

E Enjte, 22 August 2024 22:14
 

Në tubimin e përnatshëm të mbajtur në rrugën e ‘Shpresës’, lideri i opozitës Sali Berisha, i cili mbahet prej 30 dhjetorit të vitit 2023 në arrest shtëpie me urdhër të Edi Ramës, pa asnjë provë dhe fakt edhe pse hetohet prej më shumë se 4 vitesh nga drejtësia politike e Ramës, u foli shqiptarëve për mjerimin që ka pllakosur Shqipërinë nën regjimin e korruptive e mafioz të Rilindjes.

“Nuk ka sot qytetarë më të pasigurtë dhe më të kërcënuar se shqiptarët. Krimi i fundit është një krim që mund të ndodhë vetëm në narkoshtete apo në shoqëri para-shtetërore. Nuk ndodh kurrë në një shtet në respekt minimal ndaj ligjit, çfado qofte ai.  Trafiku i mbetjeve toksike është fytyra e vërtetë e Edi Ramës dhe qeverisë së tij. Ajo që ka ndodhur me këto mbetje dëshmon pasigurinë e plotë dhe totale për çdo qytetar në këtë vend. Dëshmon kërcënimin e madh të jetës dhe shëndetit të çdo qytetari nga kreu i narkoshtetit Edi Rama dhe suita e tij. Pas dy javësh zhurme kombëtare dhe botërore për mijëra ton mbetje toksike që u nisën nga Durrësi për në Tajlandë, rezulton se Edi Rama me heshtjen e tij ka faktuar të gjitha akuzat që janë bërë këtu, në media ndërkombëtare dhe shqiptare se prapa aferës qëndron qeveria shqiptare, qëndron Edi Rama. A ka akt më të madh fallsifikimi, akt kërcënimi më të madh për jetën e qytetarëve shqiptar sesa institucionet shtetërore të ndryshojnë kode e lëndëve jotoksike duke i vendosur në ngarkesat e lëndëve toksike. Kjo do të thotë të vendosësh etiketën e sheqerit, orizit aty ku janë helmet, toksinat…dhe krim më makabër se ky nuk mund të bëhet”,- tha lideri i opozitës gjatë fjalës së tij.

Më tej ai tha se fallsifikimi u bë nga dogana shqiptare, nga miku i Edi Ramës, Gent Gazheli.

Login to post comments