Trafiku i mbetjeve toksike/ Berisha: Për Altin mercenarin ky është një krim intelektual, dhe ai nuk merret me krime intelektuale

E Enjte, 22 August 2024 22:16
 

Në fjalën e tij në tubimin e përnatshëm në “Rrugën e Shpresës,” lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar ashpër autoritetet shtetërore për rolin e tyre në transportin e paligjshëm të helmeve dhe lëndëve të rrezikshme, duke i akuzuar ata për bashkëpunim në një aferë kriminale që rrezikon jetën e qytetarëve dhe mjedisin.

Berisha theksoi se heshtja e institucioneve përballë këtij krimi është dëshmi e përfshirjes së tyre në këtë veprimtari të strukturuar kriminale, duke e quajtur këtë situatë një kërcënim të madh që kërkon urgjentisht formimin e një qeverie teknike dhe organizimin e zgjedhjeve të lira. 

 

Fjalimi i Berishës:

Të dashur miq! 
Ndonëse transporti i paautorizuar i helmeve dhe lëndëve të rrezikshme përbën kërcënim madhor për njerëzit dhe mjedisin. 
Ndonëse në këtë aferë janë përgjegjës direkt Ministria e Financave, e Mjedisit, me ligj Ministria e Infrastrukturës, lubi Balluku, ministri aktual i Mbrojtjes, dezertori i shërbimi ushtarak, Pirro Vengu.
Megjithatë Skrapi i partisë hesht në mënyrë më kriminale, më të paturpshme.
Hesht për tu dëshmuar shqiptarëve se nuk është gjë tjetër veç se një vegël e verbër në duart e kësaj bande kriminale.
Hesht para një afere e cila nuk mund të kurrë të realizohet pa një grup të strukturuar, apo organizatë të strukturuar kriminale të jo më pak se katër apo pesë institucioneve. 
Nuk mundet kurrë të realizohet pa shkelje të rënda të ligjeve, e me gjithë këtë për Altin mercenarin ky është një krim intelektual, dhe ai nuk merret me krime intelektuale. E ka fjalën për intelektualin e Edi Ramës.
Ky qëndrim i papërgjegjshëm ky qëndrim në mbështetje të këtij krimi të madh, i skapit të partisë, bën gjithnjë e më jetike betejën e tonë për qeveri teknike, për zgjedhje të lira. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...