Organizata e Kombeve të Bashkuara ka parashikuar se popullsia e përgjithshme e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor më 2050 do të jetë për tre milionë banorë më e vogël se tani.
Serbia pritet të pësojë tkurrjen më të madhe të popullsisë, ndërsa Kosova më të voglën, raporton REL.
Sipas OKB, Shqipëria me një popullsi 2.822.000 banorë në vitin 2023, do të tkurret në 2.251.000 në vitin 2050.
Në total, Ballkani Perëndimor me një popullsi prej 16.977.000 banorë në vitin 2023, do të ketë një popullsi prej 13.975.000 banorë në vitin 2050.