Trafiku i lëndëve toksike/ Berisha-Ramës: Pse Tajlanda ktheu mbetjet që ke dërguar atje. Sepse çdo gjë është trafik i paligjshëm

Diel, 25 August 2024 12:09
 

Sipas kryedemokratit Sali Berisha, Tajlanda si vend pritës nuk kishte dhënë asnjë leje për tonelatat e lëndëve toksike që do të eksportoheshin nga Shqipëria. Sipas tij, ky ishte një trafik i paligjshëm.

‘Ku e ke lejen nga Tajlanda për të eksportuar mbetjet e rrezikshme në Tajlandë. Pse Tajlanda ktheu mbetjet që ke dërguar atje. Sepse çdo gjë është trafik i paligjshëm’, theksoi Berisha gjatë fjalës së tij. 

 

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Sot në reagimin e tij nëpërmjet dy zëdhënësve, imagjinoni ju besueshmërinë e lubi Ballukut dhe Mirela Kumbaros. Me dy dëshmitarë të rremë, Rama rreket të lajë duart me këtë krim të madh, kombëtar dhe ndërkombëtar.

Së pari dua përsëri të theksoj se çdo vend në përputhje me ligjet kombëtare dhe ndërkombëtare, mund të eksportojë prodhimet e tij, të çdo lloji me kushtin e vetëm që ky eksport të ketë çdo dokument zyrtar që nevojitet dhe të bëhet në kushte të plota transparence.

Ç’nënkupton kjo?

Ligji i vendit, ligji ynë që është edhe sot në fuqi, përcakton se autorizimin për eksportin e mbetjeve, qofshin ato toksike apo jo toksike, lëshohet vetëm në përputhje me ligjin dhe akte të tjera në fuqi.

Ministri jep autorizimin për eksportin e mbetjeve, personit që ka paraqitur kërkesën vetëm pasi të ketë marrë leje nga vendi i importit dhe vendet e kalimit transit dhe vetëm pasi të ketë njoftuar ato paraprakisht.

O trafikant që nuk ke as nder as moral, por mashtron nga mëngjesi në darkë shqiptarët; sa është zbatuar ligji, neni 51 i ligjit për mbetjet. Ku i ke, ku janë lejet e transitit brenda dhe jashtë vendit të këtyre mbetjeve të rrezikshme.

Ku i ke vërtetimet se vendi që i pret, se vendi i destinacionit i pret këto mbetje. Asnjë, një mashtrues që as nuk skuqesh as nuk zverdhesh sepse mafiozi nuk ka ligj e mora, ka vetëm përfitime. 

Ku e ke lejen nga Tajlanda për të eksportuar mbetjet e rrezikshme në Tajlandë. Pse Tajlanda ktheu mbetjet që ke dërguar atje. Sepse çdo gjë është trafik i paligjshëm. Sepse Gazheli yt ndryshon kode dhe vetëm e vetëm me urdhrin tënd e të asnjë njeriu mbi tokë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...