Berisha: Rama sot nëpërmjet dy zëdhënësve të tij, pohoi se qëndron vetë prapa trafikut mafioz të lëndëve toksike

Diel, 25 August 2024 12:10
 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar, ka reaguar në lidhje me deklaratën e dy ministrive, asaj të Infrastrukturës dhe Mjedisit në lidhje me trafikun e lëndëve toksike.

‘Rama sot nëpërmjet dy zëdhënësve të tij, pohoi se qëndron vetë prapa trafikut mafioz të lëndëve toksike’, tha Berisha.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme ndaj jush, qëndrestare dhe qendrestarë, luftëtarë të vërtetë një kauze të çdo qytetari të ndershëm shqiptar, kauzës së kombit shqiptar dhe Shqipërisë.

Shpreh mirënjohjen time të pakufishme për qëndresën tuaj të pamposhtur.

Përshëndes me përzemërsi oratorët e këtij parlamenti të lirisë, që përcjellin tek qytetarët shqiptarë, të vërtetat e mëdha që regjimi i Edi Ramës përpiqet ti mbulojë me vellon e zezë të propagandës së tij, me zhurmën e madhe të mashtrimit dhe trillimit të medieve që ai kontrollon.

Të dashur qytetar dhe qytetare.

Zhvillimet më të fundit dëshmojnë lojën tmerrësisht të rrezikshme që Edi Rama, ministrat e tij, mafia e tyre bën në kurriz të shëndetit dhe jetës së shqiptarëve.

Në një kohë kur anekënd botës, mediat, organizatat më prestigjioze ushtojnë nga lajmet se nga Shqipëria janë nisur helme të rrezikshme drejt Tajlandës, Edi Rama heshti si fija e barit gjer sot.

Ai më parë mohoi se ministrja e tij e Mjedisit ka dhënë autorizim për eksportin e mbetjeve të rrezikshme, kurse dogana e tij pohoi se kemi shkelur ligjin, se ka ndryshuar kodin duke u dhënë kodin e lëndëve jo helmuese, lëndëve helmuese.

Kurse sot pasi i dolën të gjitha mashtrimet njëri pas tjetrit, sot ai nëpërmjet dy zëdhënësve të tij kërkon të lajë duart, por në fakt ai pohon se, qëndron vetë prapa trafikut mafioz të lëndëve toksike, kërcënuese.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...