Detaje të reja kanë dalë nga arrestimi i pesë personave në Durrës, Redian Loci, Petrit Selmani, Brajan Selmani, Santiago Selmani dhe Nazmi Selmani, ndërsa dy të tjerë po procedohen penalisht.
Mësohet se ata kanë kërcënuar me mesazhe presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, dhe më pas i kanë shkuar në banesë. Shkak janë bërë çështjet e futbollit.
Sakaq, raportohet se njëri nga personat që ka kërcënuar Dukën, është Nazmi Selmani, presidenti i klubit Iliria dhe të tjerët janë të afërm të tij.
Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë organizuan punën, duke lokalizuar, kapur dhe shoqëruar në Komisariat personat e dyshuar