Në stadiumin “Olimpico” të Romës po luhet ndeshja e javës së tretë të Serie A mes Lazios dhe Milanit, shkruan Syri.net.
Përveç interesimit nga ana e tifozërisë shqiptare që ndjek dhe është e pasionuar pas futbollit italian, e veçantë është se në stadiumin e kryeqytetit të vendit fqinj shpaloset një fanellë me mbishkrimin dhe një mesazh mjaft i qartë, “Free Berisha”.