Ditën e djeshme Edi Rama mblodhi skuadrën e hajdutëve për 8 orë me radhë në Dajt, ku nuk lejoi daljen e asnjë informacioni për publikun, por burime për Syri Tv bëjnë me dije se kryetemë e 8 orëve mbledhje të Ramës ka qenë propaganda, raporton Ambrozia Meta.
Siç bëhet me dije nga shumë burime, ashtu si dje edhe sot nga mbledhja e GP të Rilindjes, shqetësimi i vetëm i kësaj të fundit nuk janë hallet e qytetarëve shqiptarë, por dembelizmi që ka kapur një pjesë të rilindasve për të mashtruar shqiptarët përmes rrjeteve sociale.
Shqetësimi i Ramës me ministrant (dje) është përcjellë edhe sot në mbledhjen e GP, ka qenë komunikimini i dobët ministrave dhe deputëve, në trjetet sociale dhe në media.
Është kërkuar që të jenë sa më prezentë dhe do bëhet një “retreat” brenda muajit me deputetët më që kanë shkëlqyer në mashtrim, të cilët do ndajnë përvojën me dembelët.
Sigurisht nuk mund të mungonte impenjimi i Mamicës, e cila është përcjellësja më e mirë e fjalëve dhe porosive të Skënderbeut.
Elisa Spiropali u ka kërkuar ministrave që të jenë gjithmonë prezentë nga fillimi deri në fund kur diskutohet një projektligj i dikasterit që mbulojnë, në të kundërt projektligji nuk do diskutohet në atë seancë.
Rilindja është future zyrtarisht në fushatë, dhe si gjithmonë resurset shtetërore do t’i vendosë 100% në funksion të partisë.