PS nis që sot fushatën elektorale, porosi kabinetit: Sa më shumë postime në rrjete sociale

Hënë, 02 September 2024 19:03
 

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste do të kenë në foksus komunkimin dhe propagandën në  rrjetet sociale e në media, përgjatë sezonit të ri politik. Në nisje të sesionit parlamentar, deputetëve dhe ministrave socialiste nuk u eshte dhënë porosi për jetën parlamnetare por  u është kërkuar të fokusuohen të komunkimin publik,  pasi  Partia socialiste ka nisur fushatën elektorale për zgjedhjet e 2025. 

Me nisjen e sesionit të ri parlamentar, Partia Socialiste ka nisur edhe fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare  të vitit 2025. Kjo ishte porosia kryesore që ju është dhënë deputetëve dhe ministrave socialsite, të cilët nga sot duhet të jetojnë dhe të angazhohen si të jenë në fushatë elektorale.  Megjithëse mbledhaj e grupit pralamentar u mbajt në nisje të sesionit të ri parlamnetar,  në vend të porosive, për kryerjen e detyrave që lidhen me kuvendin,  ministrave dhe deputetëve ju është kërkuar që të kenë në fokus propagandën, me postime ne rrejte sociale dhe të jenë sa më prezent në media dhe në opinionin public. Deputetët dhe ministrat janë paralajmëruar se në fund të muajit do të ketë edhe një analizë për të vlerësuar aktivitetin e tyre në rrjete sociale dhe në public. Edhe pse kryeministri mungoi në mbeldhejn e grupit parlamentar,  kreu i grupit Niko Peleshi, kryetarja e kuvendit, Elisa Spiropali dhe minsitri për marrëdheniet me parlamentin Taulant balla,  u kujdesën  të përcjellin të gjitha porositë e  Edi Ramës,  i cili  propogandën dhe komunkimin, e kishte në fokus të mbledhjes informale që zhvilloi edhe një ditë më parë me anëtarët e kabinetit. Ndërsa minsitri npër marrëdhneiet me parlamentin Taulant Balla, u kërkoi  ligjvenesve socialistë të jenë prezente dhe të mos mungojnë në seancat plenare dhe komisionet parlamenatre, më e ashpër ishte  kryeparlamnetarja Elisa Spiropali, me ministrat.

Spiropali u tërhoqi  vemendjen ministrave duke u kerkuar, që të jenë prezentë nga fillimi deri në fund në Parlament, kur diskutohet një projektligj i dikasterit që mbulojne në të kundërt projektligji nuk do diskutohet në atë seancë.

Por Edi Rama nuk do të mjaftohet me kaq. Pas mbledhjes me ministrat, ku janë vednosur objektivat që mazhoranca  do ketë për propagandënnë rrjetet sociale dhe media, shefi I qeverisë do të mbledhë në një reatreat me fokus  komunkimin publik edhe deputetët e grupit parlamenatr, të cilët do te trajohen dhe do tu vendosen  objektiva dhe detyra të qarta sa i përket performacës së  tyre, në rrjetet sociale dhe në media, që me sa duket është e vetmja gjë, që shqetëson kryeministrin Edi Rama.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...