Pas 2 muajsh protestë në Thumanë-Kashar, banorët e Krujës dhe Kurbinit zbarkojnë para parlamentit

Hënë, 02 September 2024 19:05
 
 

Mijëra banorë të Kurbinit, Krujës, Fushë Krujës , Milotit, Thumanës nuk janë dorëzuar duke kërkuar të drejtën e tyre kushtetuese për të pasur akses në autostradën Thumanë-Kashar, një e drejtë e cila është mohuar nga qeveria socialiste dhe autoritetet shtetërore.

Pas 2 muajsh protestë duke bllokuar autostradën Thumanë-Kashar, qindra banorë të këtyre zonave kanë dalë përpapra parlamentit, ku kërkojnë të  marrin një përgjigje për kërkesat e tyre legjitime nga deputetët e dhe qeveria.  

Kujtojmë se mbi 85 mijë banorë të këtyre zonave janë privuar nga aksesi në aksin kombëtar rrugor Thumanë-Kashar, duke i lënë në mëshirë të fatit, pasi mungesa e hyrje-daljeve në autostradë detyron qytetarët dhe bizneset të shpenzojnë më shumë kohë dhe para dhe si pasojë do sjellë mbylljen e ketyre të fundit.

Login to post comments