Thumanë-Kashar ‘zhvendoset’ në Kuvend/ Protestuesit: Rama fshihet si mi! Nuk ngopet me para, në burg do i marrësh maskara!

Hënë, 02 September 2024 19:07
 

Banorët e Rrethit të Krujës ndryshe nga herët e tjera, protestën e tyre e kanë zhvendosur përpara Kuvendit, teksa ky i fundit nisi punimet e sesionit të ri.

Të indinjuar edhe me heshtjen e shumë mediave, mbështetësse siç thonë ata të kryeministrit dhe korrupsionit të tij, banorët shprehen para Kuvendit se Rama mbetet një nga ata zyrtar që shantazhon dhe bën masakra mbi popullin. 

Sipas tyre, Rama në vend që të vinte dhe të përballej me ta ndaj kërkesave të vazhdueshme të tyre për akses në autostradën Thumaë-Kashar, ikën dhe nuk pranon negociata me banorët.

 

Ju cënon e shnatazhon jetën, bën masakra me popullin. Të gjithë rrinë nëpër stola e s’protestojnë për jetën. Do hysh në histori si maskarai më i madh, që kërcënon media, që e mbajnë veten për media e lirë.

Ju jeni media më e korruptuar e Ramës, turp për popullin e Ramës, që fshihet si mi e s’na jep përgjigje. Me votën e  popullit është vendos, nuk ngopet me pare, në burg do i marrësh masakara, u shpreh një nga protestuesit para Parlamentit.

Modifikuar më Hënë, 02 September 2024 19:15
Login to post comments