Lideri i opozitës, Sali Berisha i ka bërë thirrje demokratëve që të lënë mënjanë çdo hatërmbetje mes tyre.
Në protestën maratonë te ‘Rruga e Shpresës’, Berisha u shpreh se forca tregohet vetëm kundër armikut të përbashkët, kundër armikut të Shqipërisë, kundër armikut të shqiptarëve, kundër armikut të fëmijëve shqiptarë që nuk ushqehen dot për shkak të vjedhjeve të tij.
Berisha: Miqtë e mi, koha është e provës së madhe, e provës më të madhe në 32 vite, e provës se fitores, së shpëtimit të Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Edi Rama ka krijuar një mburojë me drejtësinë që kontrollon.
Asnjë krim i tij nuk ndëshkohet.
Çdo akt i madh kriminel ndaj votës nuk ndëshkohet, por mbrohet.
Përdorimi i bandave kundër qytetarëve për t’u rrëmbyer votën nuk ndëshkohet, por mbrohet.
Krijimi i ushtrisë terroriste elektorale të patronazhistëve nuk ndëshkohet, por mbrohet.
Atëherë çfarë mbetet?
Mbetet zemërimi ynë, mbetet revolta jonë, mbetet përballja dhëmb për dhëmb gjer në fitore.
Askush nuk do ketë iluzione se do vijë dikush të na mbrojë votën tonë.
Miq, ne kemi detyrë të shenjtë garantimin e votës së lirë.
Por vota e lirë nuk mbrohet me pushkë, vota e lirë mbrohet duke mposhtur armiqtë e saj të lirë.
Duke mposhtur Edi Ramën, qeverinë e tij.
Ndaj o sot o kurrë, të bashkohemi në betejë vendimtare.
U bëj thirrje demokratëve të lënë mënjanë çdo lloj hatërmbetje dhe u kujtoj një gjë, se energjia, forca, guximi nuk tregohet me njëri-tjetrin, tregohet kundër armikut të përbashkët, kundër armikut të Shqipërisë, kundër armikut të shqiptarëve, kundër armikut të fëmijëve shqiptarë që nuk ushqehen dot për shkak të vjedhjeve të tij.
Kundër armikut të interesit kombëtar të shqiptarëve që sanksionon dhe izolon Kosovën.
Kundër armikut që varfëron çdo ditë qytetarët.