Kreu i PD-së Sali Berisha u është drejtuar anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD-së se kanë vetëm përgjegjësinë për të larguar kryeministrin Edi Rama nga pushtetit dhe tu rikthejnë shqiptarëve votën e lirë.
Kjo është një detyrë e vështirë sipas Berishës por jo e parealizueshme.
Kreu i PD-së tha se në këto 9 muaj, PD duhet të njohë vetëm dy fjalë, sulm dhe fitore.
“Në të gjithë këtë situatë komplekse dhe jo pa rrugëdalje kemi vetëm një përgjegësi, largimin e Edi Ramës dhe rikthimin e votës së lirë.
Detyrë e vështirë por e realizueshme. Është kauzë e drejtë dhe një kauzë e drejtë nuk vdes kurrë.
Duhet të kalojmë nga mbrojtja në sulm. Secili nga ne duhet të përsërisim dy fjalë sulm dhe fitore.
Këto 9 muaj PD duhet të njohë vetëm sulm dhe fitore”, tha Berisha.