Lideri demokrat, Sali Berisha në fjalën drejtuar anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD dhe pjesëmarrësve në këtë këshill u shpreh se ekzekutimi publik i votës pa hyrë në kuti, është përgjegjësi e narko-shtetit të Edi Ramës.
“Kjo e vërtetë është, e vërteta e votës së lirë, e cila sot në Shqipëri njëlloj si në diktaturën më Staliniste që kemi përjetuar vdes para syve tanë, përpara syve të partnerëve tanë pa hyrë akoma në kuti.
Dhe jo vetëm kaq, por ky funeral i trishtë para ditës së votimit i votës së lirë, iu serviret me tamtame të mëdha shqiptarëve nga Edi Rama, propaganda e tij e shpifur koprolarike, mediat e blera prej tij”, shtoi Berisha.
Të dashur miq, demokrate dhe demokratë, qytetare dhe qytetarë kudo që jeni.
Sot ne jemi në një moment përcaktues për të sotmen dhe të ardhmen tonë, apo në provën më të madhe, më të vështirë të ndërgjegjes, dinjitetit, të guximit, por edhe të së ardhmes sonë në 32 vite.
Kjo provë e madhe është ndër më komplekset që kemi kaluar ndonjëherë. Lidhet me qendrimin tonë si demokratë dhe demokrate, por tani edhe më shumë si qytetare dhe qytetarë ndaj të vërtetës.
Në fakt, ndaj njërës prej të vërtetave më të mëdha, më sublime të njeriut të lirë dhe qytetërimit, pa të cilën nuk ka dhe nuk mund të ketë individ dhe shoqëri të lirë. Nuk ka dhe nuk mund të ketë dinjitet njerëzor, por as edhe sovranitet të vërtetë të brendshëm, dhe as shpresë dhe të ardhme për individin dhe shoqërinë.
Kjo e vërtetë është, e vërteta e votës së lirë, e cila sot në Shqipëri njëlloj si në diktaturën më Staliniste që kemi përjetuar vdes para syve tanë, përpara syve të partnerëve tanë pa hyrë akoma në kuti.
Dhe jo vetëm kaq, por ky funeral i trishtë para ditës së votimit i votës së lirë, iu serviret me tamtame të mëdha shqiptarëve nga Edi Rama, propaganda e tij e shpifur koprolarike, mediat e blera prej tij.
Por edhe nga ndonjë McGonigal me kostum ambasadori apo diplomati i blerë prej tij, si një fitore e Edi Ramës dhe Tavove të tij.
Përveç këtyre, për të përligj ekzekutimin publik të votës pa hyrë në kuti, Edi Rama mobilizon dhe rracën më të shpifur njerëzore, opozitarët e opozitës, të cilët si enukë psikikë pas çdo procesi kallp zgjedhor festojnë dhe bërtasin në kor: se zgjedhjet i fitoi Edi Rama dhe Tavot e tij dhe i humbi opozita, se ajo e tilla e atilla nuk fiton.
Në këtë rast, duke mos pranuar kurrë se opozita është e përsosur, se nuk ka të meta dhe dobësi, deklaroj para jush se ajo ka vetëm një përgjegjësi për funeralin elektoral që zhvillohet para ditës së zgjedhjeve në Shqipëri dhe të gjitha të tjerat janë pa përjashitm përgjegjësi direkte e Edi Ramës, narko-qeverisë së tij, lakejve, papagajve dhe korit të tij.