Dje duke pire kafe me disa banditë në lagje dëgjova nga Ministri i Brendshëm (që u emrua pa konkurs), se Drejtori i Pergjithshëm i Policisë është larguar nga detyra dhe Drejtori i Ri do zgjidhet me konkurs!
U shkrimë gazit. Na e nxorën kafen nga hundët. Edi Rama kërkon konkurim? Uaaaaaa.Tender për Drejtor Policie?
Po Edi Rama i hap rrugët, tunelet, kullat, e gjithshka pa konkurs, çe ka gjetur që do konkurrim?
Njëri prej tyre më pyeti:
Po ne që jemi shokët e tyre në vite me konkurs do na zgjedhin sot e tutje për bashkëpunim?
Aman o Zoti Ministet, meqë do hapni tenderin të na i thoni kriteret, të na thoni pyetjet, te na thoni kush është në komisionin e vlersimit, dhe sa lek duhet që të fillojmë ti mbledhim.
A ka alternativë?
I doni lekë, i doni parcela, i doni me paketim apo i doni euro që në fillim?
Estrada vazhdon:
DREJTORI I RI KONKURON,
DEMOKRACIA GjALLON!