Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në Komisionin e Ligjeve, i ka ‘kërkuar llogari’ ministrit të ri të Financave Petrit Malaj, në lidhje me shtesat në pagesat në disa projekte për ndërtimin e rrugëve.
Ai u shpreh se nuk është normale që ministri të justifikohet me ‘firmos gjithçka që më sjell Belinda Balluku’, pasi ministri u shpreh se vlerat datonin shume vite më parë, dhe ishte e nevojshme te rishikojmë këto vlera qoftë në aspektin e rritjes së kostove, por edhe ndryshimit të kursit të këmbimit.
Bardhi madje, duke përmendur Ballukun, u shpreh se ajo kishte dhënë provat që qindrat e milionëve të eurove i ka ‘si karamele’.
Pjesë nga diskutimi:
Nuk po marr dot vesh cila ishte urgjenca për të ndërhyre në buxhet me akt normativ.
Ju sapo keni marrë detyrën keni shtuar 260 milion euro për vetëm 3 projekte rrugësh pa asnjë studim fizibiliteti apo ndryshim projekti. Për çfarë janë rritur kostot? E bej këtë pyetje pasi me vjen ndërmend tuneli i Llogarasë ku nga 140 milion euro shkoj në 190 milionë euro. Prandaj ju pyes çfarë ju nxiti ju të firmosni rritjen e këtyre projekteve.
Ministri: Vlerat datonin shume vite më parë, dhe ishte e nevojshme te rishikojmë këto vlera qoftë në aspektin e rritjes së kostove, por edhe ndryshimit të kursit të këmbimit.
Bardhi: Vlerat që unë përmenda nuk janë të vjetra po janë përcaktuar me vendim qeverie 5 muaj para se ju të ndërhyni dhe të firmosni këto rritje. Dhe po pyes sepse këto projekte janë të së njëjtës zonjë që e rriti koston e tunelit të Llogarasë me 50 milion euro pa asnjë shpjegim apo studim. E përsëris vlerat janë përcaktuar vetëm 5 muaj me pare. Pra nuk qëndron argumenti juaj. Kursi i këmbimit nuk ka lëvizur më siç ju e keni ndryshuar vlerat e projektit me të paktën 2 herë. Nga 205 milion euro në 299 milion euro, projekti tjetër nga 40 milion në 89 milionë euro. 2.2 herë më i lartë. Unë nuk bie dakord me atë që thotë ministri, se unë firmos gjithçka që më sjell Belinda Balluku. Kjo ka dhënë prova që milionat e eurove i ka karamele.