Shehu: Berisha, i “pandehuri” politik, nën një proçes të pilotuar!

Hënë, 09 September 2024 21:03

Nga Tritan Shehu:


Berisha, i “pandehuri” politik, nen nje proces te pilotuar!
Deklarohet se me ne fund SPAK mbyll dosjen hetimore te Berishes, per ta kaluar ne gjykate.
Nje hetim, qe vetem nje hetim drejtesie nuk mund te quhet.
Ne 9 muaj “hetim” nen arrest shtepije ai eshte thirur ne SPAK vetem nje here, per reth 20 minuta, ne fillim te atij procesi politik.
Ku u paraqit direkt, jo nepermjet avokateve.
As akte ekspertimi nuk u realizuan nderkaq.
Asgje nga ato, qe duhet te realizoje nje hetim, qe edhe per forme synon te ruaje disa parametra drejtesie, qofte te nje drejtesier “calamine”!
Asgje, karakteristike kjo per nje drejtesi, qe me “kater kembet” vecse ka shkelur ligjet e parimet e te drejtes.
Pa permendur ketu “presumimin e pafajesise”, te drejten per tu ndjekur i lire kur nuk perfshihesh ne tre kushtet e masave shtrenguese sipas Kodit te Procedures Penale!
Shume larg tyre, vite drite larg te drejtave europiane.
Dhe tashti deklarojne se “hetimi u mbyll”!
Atehere pse u zgjat kaq shume!?
Pse Berisha u mbajt i zoluar pa u pyetur, duke shkelur edhe mbi te drejtat njeriut, te deputetit, mbi vete Kuvendin tone.
Mbi precedencat e krijuara jo shume larg po nga kjo “drejtesi”!
Nje hetim i tille politik nuk mund te mos prodhoje vecse nje dosje politike.
Dhe nje “dosje politike” eshte iluzion te mendosh se cbehet me drejtesi.
Nje dosje politike mund te neutralizohet vetem me veprime te vendosura politike.
Ne Kuvend, institucionet nderkombetare, ne sheshe, rruge, kudo….

Login to post comments