'Rënia e besueshmërisë ndaj ShBA dhe amabasadorët'/ James Carafano: Kjo administratë favorizon një parti politike...

Hënë, 09 September 2024 21:48
 

Këshilltari i lartë i Presidentit nga Heritage Foundation, James Carafano, i ftuar në studion e Çim Peka Live në SYRI TV, ka folur për zhvillimet e fundit politike në Shqipëri dhe roli i ambasadës amerikane.

Pyetjes së moderatorit Peka, se kjo mungesë vëmendje e ShBA ndaj Shqipërisë dhe rajonit në përgjithësi, a do të thotë se amerikanët kanë zgjedhur stabilitetin në vend të demokracisë dhe a kanë hequr dorë nga vlerat, Carafano u shpreh se ‘kjo ka shkaktuar një dallim mjaft të madh mes dy administratëve dhe kjo nuk ndodhi vetëm në Shqipëri por edhe në Kili dhe Argjentinë’.

Denoncimit të moderatorit se ish-ambasadorja e ShBA në Tiranë, Yuri Kim e ktheu ambasadën në një zyrë konsullore ku ata që mbështesnin kryeministrin Edi Rama merrnin vizë për në Amerikë dhe ata që e kritikonin refuzoheshin, Carafano theksoi se ‘administrata demokrate favorizon një parti politike në krahasim me një tjetër dhe ky ka qënë problem i fokusit të presidentit nga forma se si i kanë trajtuar shtetet’.

Intervista në studio: 

Peka: Një sondazh i euroneës para 6 muajsh ka përmbysur shifrat, fatkeqësisht shqiptarët besojnë më shumë te vlerat e kësaj Europe të çoroditur se sa te vlerat e ShBA dhe për këtë është absolutisht meritë e diplomatëve amerikanë të cilët kanë qënë në Tiranë. Politikanët nuk do ua thonë por ndryshe mendojnë shqiptarët. Në vitin 1991 kur erdhi James Becker në Shqipëri e gjithë Shqipëria u derdh në shesh për ta përshëndetur. Para pak muajsh ShBA dhe kryeministri Edi Rama mbante të fshehtë ditën orën dhe vendin e vizitës së sekretarit Blinken nga frika se shqiptarët nuk do ta mirëprisnin dhe erdhi e iku si klandestin pikërisht në ditën kur në ShBA dënohej McGonigal njeriu që kishte korruptuar Edi Rama dhe u tha shqiptarëve që jeni me fat që keni një lider të tillë si Rama. Këto janë raportet reale mes Shqipërisë dhe Amerikës.

Pse kjo mungesë vëmendje e ShBA ndaj Shqipërisë dhe rajonit në përgjithësi dhe a kanë zgjedhur amerikanët stabilitetin në vend të demokracisë dhe a kanë hequr dorë nga vlerat?

James Carafano: Ndryshimi filloi në vitet 1990 dhe ka dy parti politike që kanë ideologji krejt të ndryshëm dhe  ka një diversitet gjeografik. Politika ndalon te pragu i kufijve. Politika e jashtme është një zgjerim i politikës së brendshme dhe prandaj ju shihni se ka një qasje shumë të mirë te politikanët dhe aleatët kur keni një president republikan dhe ndryshje kur kemi një demokrat. Është një pikë e fortë e ShBA se ajo që ne kemi konkretisht në këto zgjedhje është se kemi një zgjidhje të mirë.

PekaAmbasadorja e fundit e ShBA u përzgjodh nga presidenti Donald Trump dhe përfaqësoi Trump deri sa ai ishte në detyrë. A e keni idenë se në Tiranë nuk keni një ambasadë por një zyrë konsullore dhe po të shkosh me teserën e partisë së Ramës merr vizë dhe po të dali në sistem se kritikuar Ramën për aq kohë sa ishte Yuri Kim ambasadore këtu nuk mund të merrje vizë dhe kjo ambasadore e caktuar nga një president konservator që mbron vlerat!

James CarafanoKjo ka shkaktuar një dallim mjaft të madh mes dy administratëve dhe kjo nuk ndodhi vetëm në Shqipëri por edhe në Kili dhe Argjentinë. Kishte politizim të ShBA ndaj këtyre vendeve. Kjo administratë favorizonte një parti politike në krahasim me një tjetër. Dhe mendoj se ka qënë problem i fokusit të presidentit nga forma se si i kanë trajtuar shtetet. Ajo që presim ne nga administrata e ardhshme e Trump është që ambasada të ketë për funksion të përfaqësojë interesat e ShBA dhe jo të zgjedhë dhe të favorizojë partitë politike brenda një vendi.

Login to post comments