Kreu i PD, Sali Berisha në fjalën e tij përpara protestuesve është shprehur ata që Rama u shpërndau dje si drejtues politikë, ata janë organizata kriminale më e rrezikshme.
Berisha bëri thirrje që qytetarët në mbarë Shqipërinë t’u rezervojnë të njëjtën pritje përfaqësuesve të organizatës kriminale të Edi Ramës.
Fjala:
Të dashur miq, sirenat e alarmit po oshëtijnë në të katër anët e vendit.
Kjo sirenë fton shqiptarët ta shpëtojnë nga kthetrat e kësaj diktature të bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen që po i përzë shqiptarët nga Shqipëria çdo ditë, çdo javë, çdo muaj.
Sot në Shkodër i dhanë përgjigje përfaqësuesit të Edi Ramës.
Ftoj qytetarët në mbarë Shqipërinë t’u rezervojnë të njëjtën pritje përfaqësuesve të organizatës kriminale të Edi Ramës.
Ata që u shpërndau dje si drejtues politikë, ata janë organizata kriminale më e rrezikshme.
Kurrë në Shqipëri nuk është shpalosur një bandë hajdutësh si ata.
Ndaj dhe kthejuani restin kudo.
Të ecim të sigurt drejt qeverisë teknike, drejt fitores.
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.
Fitore, fitore, fitore!