Kryetari i PD, Sali Berisha thotë se qëndrimi që Xhorxh Soros mban ndaj emigracionit dhe drogës, është një nga piolitikat më ç’njerëzore të kohës, destabilizuese dhe për fat të keq, që përtej kësaj, kjo politike e tij arrin të përkulë botën.
Sipas Berishës, kjo qasje, nxit drama, racizma dhe fobira në shumë vende të botës. Kjo u pa thotë lideri demokrat, edhe në rastin e Shqipërisë, ku kjo e fundit është vendi i parë që e shndërroi në pothuajse politikë zyrtare kanabizimin e plotë të vendit.
‘Shqipëria është vend unik në botë, në Europë pa diskutim që emëron 4 ministra të lidhur kokë e xhep me drogën, publikisht’, theksoi Berisha gjatë fjalës së tij në aktivitet.
Nuk është personale kjo që bëj, por dua të them të vërtetat.
Qëndrimi i tij ndaj emigracionit, nxitja që i bën emigracionit është një nga politikat më ç’njerëzore të kohës, është një nga politikat më destabilizuese dhe për fat të keq, pavarësisht nga kjo, kjo politike e tij arrin të përkulë botën.
Dhe kjo nxitje që i bëhet emigracionit është një faktor që nxit shumë të këqija të tjera. Nxit drama, racizma, fobira, dhe ai është promotor kryesor me miliardat e tij. Nuk është i vetëm.
Qëndrimi i tij i globalizmit ndaj familjes është një qëndrim shkatërrimtar për shoqërinë njerëzore. Përpjekja për të imponuar njërin realitet ndaj tjetrit, është tipike marksiste.
Së fundi, meqenëse sot vendi im është një narkoshtet dhe republikë sorosiane, qëndrimi i tij ndaj drogës, përpjekja e tij në OKB për të kaluar rezoluta që të ndërpritet lufta kundër drogës, përbën në vetvete një inkurajim të madh për përhapjen e drogës, trafikut etj.
Shqipëria u bë vendi i parë që e shndërroi në pothuajse politikë zyrtare kanabizimin e plotë të vendit.
Shqipëria është vend unik në botë, në Europë pa diskutim që emëron 4 ministra të lidhur kokë e xhep me drogën, publikisht.
Shqipëria nxiti me të gjithë pushtetin e vet, invadimin e saj nga trafiqet dhe droga, tha Berisha.