Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një mjeku te Spitali Onkologjik, ku i kërkon kolegëve të heshtin për mungesën e ilaçeve për të sëmurët.
Në fjalën e tij gjatë tubimit te ‘Rruga e Shpresës’, Berisha e akuzoi mjekun se është ‘bashkëpunëtor në një krim të rëndë’.
Berisha: Këto ditë, një gazetar i mirënjohur publikun mesazhin e një mjeku, e një bluzëbardhi, e një njeriu të betuar për t’i shërbyer të sëmurit dhe interesave të të sëmurit.
Ky mjek për fatin më të keq ka pësuar një transfigurim, një shpërbërje të tmerrshme në këtë regjim.
Doktori, që nuk ia kam emrin, u çon me Ëhatsapp kolegëve të tij dhe infermierëve njoftimin se ilaçi kryesor për mjekimin e të sëmurëve mungon në pavijon dhe do mungojë për një kohë të gjatë.
Ajo që është dramatike, ajo që është pashpirtësi, ajo që është e pafalshme, mjeku porosit kolegët që heshtni dhe mos bëni zë.
I dashur doktor, ky mesazh të bën dy bashkëpunëtor në një krim të rëndë.
I nderuar doktor, ti nuk je përgjegjës pse mungon ilaçi, por ti je përgjegjës, ti bëhesh mburojë e grupit apo e organizatës kriminale që vjedh paratë e ilaçeve të të sëmurëve.
Ti je mjek, ti e di që në qoftë se Edi Rama nuk do të udhëtonte me Ismailin e tij dhe do të shpenzonte 143 udhëtime mbi 21 milionë euro, pavijonit tënd dhe asnjë pavijoni tjetër nuk do i mungonte asnjë ilaç.
Ti e di zoti doktor, se nëse Edi Rama nuk do blinte instalacionin e tij për në oborr, për të kënaqur sytë dhe për t’u mburrur sikur e ka në oborrin e Kristaq Ramës, të blerë 4 milionë euro, doktor, ilaçet nuk do u mungonin të sëmurëve të tu.
Ato do të mjaftonin jo vetëm për të sëmurët e tij, por do mjaftonin për të gjithë spitalin tënd.
Zoti doktor që u keni kërkuar kolegëve të heshtin dhe me heshtje të mashtrojnë të sëmurët, ti e di se Edi Rama me paratë e vjedhura, ka fryrë kontot e tij bankare.
Ti e di që janë zhdukur 130 milionë euro të djegësit të Tiranës me firmën e tij.
Doktor, ti e di se Belinda Balluku ndërton rrugë me 10-fshin e çmimit, duke vjedhur 10-fishin.
Ti e di se Erion Veliaj me grupin e tij vodhi 100 përqind prokurimet publike. 38 milionë euro, atij spitali do i mjaftonin ilaçe për 5 vite ose më shumë.
Ndaj dhe ke kryer një akt të shëmtuar me atë mesazh. Ke kryer një akt të papërgjegjshëm. Një akt pashpirtësie.
Nuk mund të degradosh ti në këtë shkallë. Detyra jote nuk është kjo, të mashtrojmë të sëmurët me heshtje.
T’i lëmë në mëshirën e fatit.
Por të ngrihesh mbi veten tënde, të dalësh në proteste te ministria. Të kapësh për fyti hajdutët e ilaçëve.
T’i marrësh infermierët dhe kolegët e tu, t’u dalësh zot të sëmurëve tu që xhelatët hajdutë u marrin shpirtin se i lënë pa ilaçe.
Kurse ti, mbron nderin e tyre.
Je po aq i keq sa ata.