Dokumenti me firmën e Mirela Kumbaros/ Ministrja licencoi kompaninë për të transportuar mbetje të rrezikshme

Premte, 13 September 2024 13:09
 
Ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro

Një dokument është bërë publik në lidhje me transportin e mbetjeve të rrezikshme nga Shqipëria drejt vendeve aziatike. 

Dokumenti zbulon se Ministria e Mjedisit ka licencuar kompaninë “Sokolaj SH.P.K.” për transportin e mbetjeve.

Në dokumentin 4-faqësh që mban firmën e ministres Mirela Kumbaro, theksohet se “Sokolaj SH.P.K.” mund të transportojë mbetje të rrezikshme dhe jo të rrezikshme.

Dokumenti me firmën e Mirela Kumbaros/ Ministrja licencoi kompaninë
Dokumenti që mban firmën e ministres Mirela Kumbaro
Dokumenti me firmën e Mirela Kumbaros/ Ministrja licencoi kompaninë
Dokumenti që mban firmën e ministres Mirela Kumbaro

“Sokolaj SH.P.K.” është kompania që ka blerë mbetjet nga kompania “Kurum”. 

 
Dokumenti me firmën e Mirela Kumbaros/ Ministrja licencoi kompaninë
Dokumenti që mban firmën e ministres Mirela Kumbaro
Dokumenti me firmën e Mirela Kumbaros/ Ministrja licencoi kompaninë
Dokumenti që mban firmën e ministres Mirela Kumbaro

Kjo kompani operon prej dy vitesh në treg dhe ka 100% aksionere shtetasen Gjovana Sokolaj.

Dokumenti me firmën e Mirela Kumbaros/ Ministrja licencoi kompaninë
Të dhënat në “Open Data” për kompaninë “Sokolaj SH.P.K.”

Sipas një raportimi të BIRN, mbetjet që dyshohet se janë toksike, “Sokolaj SH.P.K.” ia ka shitur kompanisë “GS Minerals D.o.o”, e regjistruar në Rijeka të Kroacisë, gjithashtu në pronësinë e familjes Sokolaj. (Lexo këtu)

Tashmë mbetjet po rikthehen në portin e Durrësit, ndërsa dokumenti i publikuar në një studio televizive tregon qartë se kjo kompani është licencuar për transportin e mbetjeve të rrezikshme dhe për këtë ka firmosur vetë ministrja Kumbaro.

Login to post comments