Deputeti i PL, Petrit Vasili ka reaguar pasi Rama dhe maxhoranca në Kuvend rrëzuan për herë të tretë Vendimin e Gjykatës Kushtetuese per Xhaçkën.
Vasili është shprehur se sot Gjykata Kushtetuese, institucioni Suprem i Drejtësisë dhe Shtetit Shqiptar është asgjësuar nga banda mafioze që ka rrëmbyer qeverisjen e vendit dhe është ulur këmbëkryq ne Parlamentin shqiptar.
Postimi:
Puç Kushtetues, shteti i rënë, junta e Rames asgjëson Kushtetuesen!
Rama dhe maxhoranca mafioze rilindase në Kuvend rrëzuan për herë të tretë Vendimin e Gjykatës Kushtetuese per Xhaçkën.
Ky është një puç Kushtetues shumë i rëndë i ndërrmarë nga mafia qeveritare e diktuar nga interesat e parave të pista të narkotrafikut dhe trafiqeve të çdo lloji.
Ky është akti final i rënies së shtetit.
Sot Gjykata Kushtetuese, institucioni Suprem i Drejtesise dhe Shtetit Shqiptar është asgjësuar nga banda mafioze që ka rrëmbyer qeverisjen e vëndit dhe është ulur këmbëkryq ne Parlamentin shqiptar.
Sot shteti ligjor de jure dhe de facto është asgjësuar.
Rama dhe banda e tij nuk njeh as Gjykatën Kushtetuese pra Shqiperia është nën sulmin më të rëndë te mafies.
Askund në Europë nuk ka guxuar të ndodhë një puç i tillë i paimagjinueshëm.
Ndaj një qeverie që nuk njeh as Gjykatën Kushtetuese çdo veprim qytetar është legjitim ashtu si çdo veprim kundër juntës mafioze që ka zaptuar vendin.