Kreu i PL-së, Ilir Meta ka marrë pjesë në homazhet e organizuara në nder të Gerti Bogdanit në Parlamentin e Shqipërisë.
Meta u shpreh se “ishte e paimagjinueshme që sot do ti jepnim lamtumirën e fundit”, duke u shprehur se ish-deputeti ishte shembull për të gjithë.
Ilir Meta: Ishte e paimagjinueshme që sot do ti jepnim lamtumirën e fundit një personaliteti të njohur publik, nga një familje shumë e njohur dhe me vlera e tradita të Tiranës. Ishte një model i të rinjve të shkolluar që u kthyen në vend, që dhanë kontribut në jetën publike.
Po kështu unë kam pasur kënaqësinë ta njohe edhe si kryeparlamentar dhe në detyrën e deputetit, përveç edhe shumë raporteve të tjera shoqërore e personale. Është moment i rëndë për të gjithë, kjo pjesëmarrje tregon tronditjen e opinionit për një ndarje kaq të befasueshme dhe shokuese, por të gjithë janë këtu sepse vlerësojnë kontributin e tij, veprat e mira që ka lënë, modelin emirë, si edhe kujtimet e bukura. Jemi pranë familjes së tij në këto moment, shokëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve,. I përjetshëm kujtimi i Gertit.