Malkaj: Dy h*le ka sot Shqipëria, një e ka kryeministria dhe një bashkia

Premte, 20 September 2024 14:49
 

Partia Demokratike dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit po zhvillojn një tjetër protestë kundër Bashkisë së Tiranës, ku aktori Mehdi Malkaj, i cili para pak kohësh kaloi një operacion në zemër, ishte sot prezent dhe mbajti fjalën e tij.

Edhe pse ende i pashëruar, aktori dha mesazhe të forta për qytetarët dhe i bëri thirrje atyre të marrin pjesë në protestë dhe të jenë të bashkuar. 

'Mirëdita të gjithëve, takohemi pas shumë kohësh bashkë, nuk jam i shëruar plotësisht por nuk rrija dot pa ju parë.

Protesat nuk janë një ndërmarrje për të ndarë postet, protesta është për të protestuar dhe për ti hedhur në shinë gjerat që i kemi keq, prandaj ata qe vijnë këtu për të marrë ndonjë post e kanë shumë gabim.

Këtu duhet të vijnë ata që duan atdheun, por atdheu nuk duhet me sikur, atdheu duhet të marrë këtë zemren time të sëmurë ta vër në çimento dhe të thotë, ejj këtu është dashuria për atdheun.

Zonja dhe zotërinj dhe ju qëndrestarët e teatrit, ne kemi qënë atje për 7 vjet rrjeshtë jo për të ndarë pronat, jo për të ndarë postet, ne ishim një frymë aty, dhe ne këtu duhet të jemi frymë, jo të na japin mend, që jo nuk bëhet ajo protesta te bashkia por duhet bërë diku tjetër. Po mirë more, ti që e thua, përse nuk e bën dhe përse nuk vjen këtu?

Zonja dhe zotërinj, patronazhistët i kemi në gjirin tonë, duam apo sduam, janë edhe këmbkryq, japin mënd, janë edhe të ndjerë.

Frymë , na duhert shumë frymë, ata që duan të vinë në protestë të vijnë me zemer me dashuri dhe respekt për veten e tyre.

Dy hale ka sot shqipëria, një kryeministria dhe një bashkia. Kjo vlen dhe për ju të dashur policë se ju i mbroni këto hale.'- u shpreh Malkaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...