PL prezanton programin për pensionet, Meta: Mazhoranca e tmerruar nga kjo opozitë

Premte, 20 September 2024 14:51
 

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta prezantoi programin ekonomik për pensionet gjatë një konference për mediat gjatë ditës së sotme.

Teksa iu përgjigj gazetarëve në konferencë Meta u shpreh se mazhoranca është e tmerruar nga kjo opozitë. 

'Dyfishimi i pensioneve është një nga 5 prioritetet kryesore të Partisë së Lirisë, ne angazhohemi për mbulimin e plotë financiar të të gjithë barnave që përdoren nga pensionistët dhe të përshkruara me recetë mjeksore, mbulimin e të gjithë shërbimeve mjekësore dhe të infermierisë në banesë për pensionistët me probleme shëndetësore, dhënien e shërbimit mjeksor me prioritet për pensionistët, për evitimin e pritjeve të gjata në qëndra shëndetësore apo spitale.

Sic e dinë të gjithë, masa e pensionit në Shqipëri është sa gjysma e masës së pensionit në shtetin e Kosovës, ose sa 1 e 3-ta e masës së pensionit në Malin e Zi, pra një shqiptar ketëj Bunës në Velipojë mer 1 të 3 e nje shqiptari tjetër matanë Bunës në Ulqin apo në Tuz, kjo tregon se ku shkon rritja e ekonomike e Shqipërisë, në xhepat e Edi Ramës, dhe inceneratorëve inekzistent.'- u shpreh Meta.

Login to post comments