Formimi i Shtetit Bektashi

Saturday, 21 September 2024 19:41
 
Nga Andi Bejtja:
 

Puna për krijimin e Shtetit Bektashi në periferi të Tiranës ka nisur me shpejtësi marramendëse. Dhe ka filluar pikërisht nga përzgjedhja e bluzës së kombëtares së bektashinjve, edhe pse lojtarët e kombëtares së bektashinjve nuk janë përzgjedhur akoma. Edhe pse të dy si Rama ashtu dhe Baba Mondi kanë rënë dakort, domosdo që ngjyra e fanellës të jetë jeshile, ka pasur debate të forta midis të dyve për ngjyrën e brekëve. Nga burime te sigurta mësohet se Rama bie dakort me variantin e Baba Mondit që brekët të jenë të verdha, vetëm nëse Baba Mondi pranon të firmosë që ditën e parë Amistinë Fiskale. Në Kushtetutë, për të demonstruar tolerancen fetare, është e shkruar e bardhe mbi të zezë, që trajneri i kombëtares duhet të jetë ortodoks dhe të zgjidhet nga haëpsira e Ballkanit të Hapur.

Në Republikën e Bektashinjve të gjithë do të jenë investitorë strategjik dhe PPP-të do të jenë filli i kuq i ndërtmit të shtetit. Në këtë kontekst, një kompani private ka marë përsipër kthimin e teqesë në gradaçelë 144 katëshe, ku nga krahu i majtë i minares do të jetë stadiumi 80 mijë vendësh, ndërsa në krahun e djathtë, qendra më e madhe tregtare në rajon.

Ndeshja e parë në këtë stadium do jetë ajo midis Izraelit dhe Palestinës, dhe direkt pas ndeshjes, si futbollistët ashtu dhe tifozët do të marin pjesë në një samit për zgjidhjen e krizës, të drejtuar jo nga kryeministri i bektashinjve, por nga ai i Shqipërisë Edi Rama.

Debate të forta ka patur midis Ramës dhe Baba Mondit për faktin se, Rama iniston që brenda territorit të Republikës, të përfshihet dhe inceneratori i Tiranës. Mësohet se Baba Mondi ka rënë dakort vetëm me një kusht: që inceneratori i Tiranës të kthehet në ‘duty free’. 

Është vendosur gjithashtu që monedha në përdorim të jetë ‘greencoin’ e ngjashme me ‘bitcoin’. Këto janë fazat e para të ndërtmit të shtetit, pasi të zgjidhet fanella e kombëtares, stadiumi, qendra tregtare, do vazhdohet me fazat e tjera të shtetbërjes, si plotësimi kushtetutës, parlamenti, drejtësia etj.

Ndërkohë vazhdojnë diskutimet që për të dëshmuar tolerancën fetare në territorin e Republikës, të zhvendosen dhe muxhahedinët e Manzës, emigrantet e Gjadrit, afganët e mbetur dhe burgu Peqinit.

Ndërkohë mësohet se pa nisur mirë krijimi i shtetit, do ketë disa monopole, si përshembull, furnizimi i Republikës me qengja, ku mesohet se ky monopol i është lënë Tony Blair. Dy magazinat e mëdha frigoriferike për ruajtjen e mishit ku me ligj të posaçëm Ivanka Trump dhe Aleks Sorosit.

Monopol do jenë dhe pijet alkoolike dhe qilimat, ku në garë të fortë janë kompania e McGonigal me atë të Melonit.

Mësohet se në Republikë do ndalohen mediat online, do ketë vetëm një TV dhe ndalohen me ligj pyetje përgjigjet në konferencat e shtypit.

Formimi i shtetit të bektashinjve vazhdon...

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...