Thënia e shekullit/ Carlo Bollino: Jam gazetar i ndershëm

Diel, 22 September 2024 12:00
 

Këtë fjali e nxorëm pa shumë mundim nga një reagim që Carlo Bollino ka bërë në median e tij, pra vetë Carlo i shkruan Carlo-s.

Bollino thotë një perlë: “Më modestisht mund të saktësoj se një gazetar i ndershëm, siç e dëshmon profesioni im 42-vjeçar...” 

Carlo është një gazetar i ndershëm, kjo nuk është për të qeshur, as për t’u gajasur, as për t’u lebetitur, as për t’u llahtarisur, as për të marrë malet, as për të vrarë veten. 

Ai e quan veten një gazetar të ndershëm, por është një mercenar i pushtetit të Rilindjes, përfitues i kontratave koncesionare siç janë “Bunk’art”-et, përfitues i një prone publike të dhënë për shkollë, ku ka ndërtuar televizionin e tij.

 

Image

Carlo Bollino ka frikë të marrë përsipër edhe maskarenjtë e redaksisë së tij, të cilët i mohon.

Carlo Bollino telefonon biznesmenë për të mos u thënë e vërteta ndaj tij, për problematikat që ka vetëdeklaruar te Tatimet, aty ku është kapur i gjallë.

Në fakt, se sa i ndershëm është Carlo Bollino duhet të na e thotë SPAK-u, jo vetëm ato dy kallëzime që kanë shkuar, e di mirë Carlo Bollino. 

I ndershëm pse nuk i njeh Anila Bashës 20% të aksioneve të “Shqiptarja.com”?

Image

I ndershëm pse ka marrë koncesione publike?

I ndershëm se ka përfituar prona publike? 

I ndershëm se bën militantin e Partisë Socialiste?

I ndershëm se u pagua nga paratë e inceneratorëve? 

I ndershëm sepse gënjeu për drejtorët hajdutë të Erion Veliajt duke thënë një ish-zyrtar i larguar? 

Image

I ndershëm sepse është papagall pushteti? 

Sa i ndershëm do jetë kur të dalë dosja e tij në SPAK apo kallëzimi i tretë, të cilin në fakt ai e di, ai e tremb? Por të presim hetimet e dy kallzimeve të para. (Lexo këtu)

A do të ishte edhe i ndershëm Carlo Bollino edhe i pavarur? Ai është aq i ndershëm sa përfitimet që ka nga pushteti dhe aq i pavarur sa është një një litar i varur.

Mendon se qëndron në treg dhe në gazetari se ka “armik” Saliun. Problemi nuk është pse shan Saliun, mund ta shajë sa të dojë, por si Carlo Bollino shumë janë pasuruar duke bërë atë punë, por kur thotë jam i ndershëm është fiks ai rasti që ne e kemi përmendur edhe për shembuj të tjerë. Ndershmëria e Carlo Bollino-s është shembull për t’u marrë ndoshta nga punonjëset e semaforit, i ka fyer në moral në fakt. Sepse për moral mediatik Carlo vështirë se besohet, kurse ato të shkretat nxjerin bukën e gojës. 

Le pastaj me standardin e përndjekjes që përdorin Bollino dhe minjtë e tij të gjirizeve që mban në staf, Saliu është për të qarë hallin.

Image

Me koncesione, me kontrata me qeverinë, me përfitime pronash e pasurish publike është i ndershëm Carlo Bollino. 

Këtë fjalinë e fundit lexoje dy herë Carlo!

SPAK i ka të gjitha dokumentat e ndershmërisë të Carlos, që nga fatura për inceneratorët me përshkrimin për fushatë, deri tek procedurat si ka përfituar para dhe prona publike. 

Mungojnë disa dokumenta që lehtësisht gjenden tek Tatimet dhe që Carlo i ka shumë shqetësim, pikërisht ato tregojnë ndershmërinë e Bolinos. Carlo mund të jetë çdo gjë por vështirë të dalë gazetar i ndershëm. Biznesmen dhe përfitues dhe i pasuruar gjatë pushtetit të Ramës dhe Veliajt, padiskutim, por ajo puna e Tatimeve Carlos seç i dhemb.

Image

Carlo, tani vërsul maskarenjtë dhe gjobaxhinjtë që i strehon në redaksinë tënde të na sulmojnë se në fakt askush nuk e kupton që të gjitha ato bëhen edhe me komandën tënde. Faleminderit se audiencën na keni shtuar.

Kështu e ke më kollaj për të gënjyer Edi Ramën, sponsorët e tu apo politikanët e tjerë që thua se nuk je ti pas skenarëve me gjoba të disa zorraxhinjve dhe jashtëqitjeve të Zdromsit të Tiranës, ata që mban pushteti i Rilindjes apo 99-çat e qendrës, që rëndom po i quajnë diarre të Rilindjes.

Login to post comments