Ndërkohë që e gjithë vëmendja e opinionit publik ishte e përqëndruar te vendimi politik i drejtësisë me regji për burgosjen e deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji, po kjo drejtësi ka hedhur si pa zhurmë sot një hap për lirimin nga burgu të drejtorëve të Erion Veliajt të aferës korruptive 100% të “5D”.
Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Apelit të Posaçëm që la në fuqi masën arrest me burg për dy ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë nga shkalla e parë më 3 maj të këtij viti.
Trupa gjykuese e përbërë nga Ilir Panda, Albana Boksi dhe Medi Bici vendosën dërgimin e çështjes për rishqyrtim po në këtë gjykatë, por me tjetër trupë gjykuese.
Treshja e gjyqtarëve nuk mbajti të njëjtin qëndrim për Taulant Tushen, i cili ka akuzë më të lehtë se dy ish drejtorët e tjerë.
Vendimi i Apelit u ankimua në Gjykatë të Lartë nga Redi Molla, Mariglen Qato, të cilët prej muajit mars janë në qelinë e paraburgimit për dosjen “5D”, si dhe nga Taulant Tushe, Julian Zanaj dhe Eglantina Zere.
Pak ditë më parë, SPAK i shtoi një tjetër akuzë Redi Mollës dhe Mariglen Qatos për “pastrim parash”, ndërsa për Taulant Tushen u kërkua zgjatje e veprimeve hetimore me 3 muaj, kërkesë e cila u pranua nga GJKKO.
Kjo lëvizje e Gjykatës së Lartë ngre dyshime se drejtësia e komanduar, luan ping-pong nëpër ‘shkallët” e saj me ekspontët e Rilindjes, ku njëra shkallë bën sikur i dënon, e tjetra zhbën vendime deri sa shkohet në lehtësim akuzash për ta dhe lirim të plotë nga qelia.
Ky është një tjetër rast që dëshmon se të gjitha shkallët e gjyqsorit dhe prokurorisë, përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese komnadohen nga e njëjta dorë e nga e njëjta mendje, dhe jo nga lidhi, po nga Edi Rama.
Denimi i Ervin Salianjit kur sapo ka nisur puna për fushatën elektorale, për një akuzë që nuk e ka kryer as formalisht (kallëzim i rrëmë) është një tregues i qartë se tashmë drejtësia shqiptare ka hyrë në garën elektorale krah për krah me mazhorancën e Edi Ramës.